TIRANE, 18 shkurt /ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e te merkures:
Pika 2, e kreut II, të vendimit nr.834, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
"2. Përgatit dokumente apo mendime vlerësuese për projektaktet e propozuara për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, bashkërendon punën për përgatitjen dhe paraqitjen e projektakteve që propozohen nga Kryeministri apo institucionet e pavarura. Bashkërendon, nëse nevojitet, veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, ministrive apo autoriteteve shtetërore përgjegjëse me institucionet e pavarura.".
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare. /a.ke/







