Qeveria në dietë deri në 2019
ngrijnë pagat dhe pensionet 

Duket se Qeveria do të jetë në dietë deri në vitin 2019. Në tre vitet e ardhshme parashikohen rritje minimale pensionesh e pagash, ndërkohë që të njëjtin fat do kenë edhe shpenzimet kapitale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të ulëta, me përjashtim të vitit zgjedhor 2017. Këshilli i Ministrave ka publikuar kuadrin ekonomik e fiskal për periudhën 2017-2019, me parashikimet afatmesme të të ardhurave e shpenzimeve. 

Nga tabelat bie në sy se në zërin politika të reja pensionesh Qeveria nuk ka parashikuar asnjë rritje për vitet 2017-2018. Vetëm për vitin 2019 është parashikuar për këtë qëllim një fond prej 1.4 miliardë lekësh, afërisht 12 milionë dollar.
 
Ndërkohë që modeste janë parashikimet edhe për politikat e reja për pagat e administratës publike. Në vitin 2017 është parashikuar për këtë qëllim një fond prej 1 miliardë lekësh, i cili në vitin 2018 do të rritet në 1.5 miliardë lekë dhe 2 miliardë lekë në 2019. 

Ajo që bie në sy është rritja e dukshme me rreth 4 miliardë lekë e shpenzimeve kapitale në vitin zgjedhor 2017, për t’u rritur me vetëm 1 miliardë në vitin 2018. Rritje modeste është parashikuar edhe kur vjen fjala te investimet publike, të cilat do të rriten me vetëm 2 miliardë lekë, nuk do shënojnë thuajse asnjë rritje në 2018, dhe do shtohen me 5 miliardë lekë në 2019.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati