Qeveria ndodhet në Fier në një mbledhje dy ditore. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takimi me naftëtarët dhe shpërndau për disa prej tyre dëshminë e Statusit të Naftëtarit.

Ai deklaroi se deri tani janë miratuar nga komisioni përkatës 1 mijë aplikimet e para, ministri Gjiknuri premtoi se ky proces do të vazhdojë me intensitet.

Ne si qeveri menduam që ti japim prioritet naftëtarëve dhe jam i bindur që ata e meritojnë, kanë sakrifikuar shumë dhe patjetër duhet të jenë të parët që duhet të trajtohen me një pension të posaçëm nga shteti

Damian Gjiknuri