Qeveria “Rama 2’ është zhvendosur në qarkun e Fierit në një mbledhje dy ditore. Pas vendimeve që u morën dje, sot kabineti qeveritar ka zbritur në terren duke zhvilluar një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë për punësimin, ​shërbimet dhe reformën e tokës. Rama u shpreh në fjalën e tij se në administratë ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve.

Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. Kur një qytetar është penguar padrejtësisht, ne evidentojmë shkaktarët duke i larguar nga puna dhe duke i çuar në ndjekje penale. Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak. Sot mbi 400 shërbime për qytetarët jepen përmes internetit, të gjithë drejtuesit e zyrave të ndihmojnë që sa më shumë njerëz ti përdorin.

Kryeministri Edi Rama

Nisur nga protestat e biznesit të vogël ditët e fundit në disa qytete për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së, Rama tha se Tatimet kanë zhvilluar takime duke informuar 6 mijë biznese nga 9 mijë që preken nga ndryshimet.

Domosdoshmëri për të çuar në një shkallë tjetër cilësinë e marrëdhënies mes përfaqësuesve të Tatimeve dhe biznesit. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të informuar biznesin e vogël për ndryshimet, nga 9 mijë biznese që preken nga ky ndryshim, Tatimet kanë arritur të flasin drejtpërdrejt me 6 mijë prej tyre. Objektivi është t’u shpjegohet të gjithëve. Marrëdhënia mes Tatimeve dhe biznesit të qëndrojë mbi parimin e bashkëpunimit, jo ndëshkimit. Shumë shpejt në një fushatë kombëtare për të garantuar transparencë dhe nxjerrjen në pah të dobësive aktuale dhe marrjen e përgjegjësive.

Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:39
Arsimi, Nikolla: Po diskutojmë për hapjen e një Universiteti në Fier

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla gjatë takimit në Fier me qytetarët u shpreh se po diskutohet mundësia e hapjes së një Universiteti në këtë qytet.

Diskutuam me Prefektin për këtë gjë, por Universitetet ngrihen mbi bazën e disa standardeve. Për shkak të një zone që ka disa prioritete që lidhen me gjeologjinë dhe naftën do të diskutojmë për të mundësuar ringritjen e kolegjeve profesionale. Por nuk duhet të bëjmë gjëra të nxituara. Universitetet ngrihen me procedura, ja ku është ai i Vlorës, në distancë shumë të afërt për studentët e Fierit, por ne po e diskutojmë.

Lindita Nikolla