Qeveria në këmbë me tradhtarët
deputetët e PS debate me ish-ët

Qeveria në këmbë me tradhtarët<br />deputetët e PS debate me ish-ët
TIRANE - Mjaftuan votat e dy deputetëve të sapolarguar nga PS që të miratoheshin dekretet e Nishanit për ministrat e rinj. Gjovalin Kadeli, Asllan Dogjani dhe Kastriot Islami i janë bashkuar votave të shumicës dhe për të mbajtur në këmbë qeverinë Berisha pas tërheqjes së LSI-së nga koalicioni qeveritar. Ndërkohë që përballja me grupin parlamentar socialist, për dy ish-deputetët e PS Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani nuk ka kaluar pa batuta, tone ndryshe nga seancat e tjera si dhe ironi mes tyre dhe opozitarëve të tjerë.

Që para fillimit të seacës plenare, në oborrin e Parlamentit janë parë nënkryetari i grupit parlamentar socialist Sajmir Tahiri si dhe i larguari nga ky grup Gjovalin Kadeli duke biseduar me njëri-tjetrin për votimin e djeshëm në seancë.

“Më pyeti se çfarë qëndrimi do të mbaja në seancën plenare lidhur me shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj meqë tashmë konsiderohem si i pavarur. Unë iu përgjigja se çdo vendim që është në të mirë të vendit dhe që është kundër vendimit të kryetarit të PS, Edi Rama. Nuk ka pasur tone të larta mes nesh”, tha për gazetën "Shqiptarja.com" (print)  ish-deputeti i grupit parlamentar socialist. Por ndërkohë që ironitë dhe këto tone kanë shoqëruar dhe prezencën e tyre në sallë. Sapo kanë hyrë në sallë për tu ulur në vendet e tyre ku ata kanë qenë përherë të majtët sa më batuta dhe me ironi mes tyre kanë biseduar shumë pak mes tyre dhe dy të larguarve, pasi Kadeli dhe Dogjani kanë shkuar e janë ulur në fund të rreshtave, atje ku rrinë deputetët e pavarur.

Edhe pse burime thanë se mes tyre të deputetëve të tjerë patën përplasje verbale këto u mohua nga deputeti i Bashkim Fino, i ndodhur pranë tyre “Nuk pati asnjë ngritje zëri për ata. Thjesht ajo që mund të them është se ata nuk duhet të shkatërronin karrierën politike të tyre për një muaji që u kishte mbetur”, tha Fino.

BLUSHI ME PATERICË

Deputeti socialist, Ben Blushi nuk i ka munguar seancës së djeshme plenare duke dhënë votën e tij kundër shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave në qeverinë Berisha. Blushi është parë në seancë me patericë, kjo pas ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë.

QËNDRIMET

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe bëri të ditur edhe qëndrimin e dy ish deputetëve të majtë për votën e tyre pro me qeverinë. “Të dy sakrifikuan më shumë se unë kur vendosën të hyjnë në grevë urie për votën, votën e lirë, timen, tënden, tuajën, tonën.

Por, ua kam thënë gjatë këtyre ditëve dhe ua thashë edhe sot: Mund të justifikohet me argumentet tuaja qëndrimi kundër Edi Ramës, por nuk mund të justifikohet kurrë, me asgjë, vota juaj pro ministrave të Sali Berishës. Nuk e pranoj nga asnjë socialist këtë. Do ta refuzoj gjithnjë dhe ndaj kujtdo që do ta bëjë, qoftë edhe miku im”, shprehet Braçe.

DOGJANI SHPJEGON VOTËN KUNDËR PS

Deputeti i larguar nga PS, Asllan Dogjani shpjegoi votën kundër të PS dhe pro miratimit të ministrave të rinj duke e lidhur me koalicionin mes PS-LSI. “Nga ana e partisë socialiste u votua kundër shkarkimit të ministrave të LSI, ndërsa deri dje nuk është lënë gjë pa thënë ndaj këtyre ministrave për korrupsion, punë të dobët në ekonomi, shëndetësi e kudo.

Nga ana tjetër në rast të mos kalimit të qeverisë vendi mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme dhe kjo për mendimin tim nuk do t`i shërbente zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Dogjani.

VOTIMI SEANCEN E 4 PRILLIT NE PARLAMENT

Munguan: Ilir Meta, Dritan Prifti dhe Gazmend Oketa

Shkarkimi i Edmond Haxhinastos si ministër i Jashtëm:75 pro, 55 kundër dhe 1 abstenim


Abstenon: Sajmir Tahiri
Pro: PD, PDIU, LSI
Kundër:
PS, Vangjel Dule

Shkarkmi i Edmond Panaritit si ministër i Jashtëm: 74 pro, 59 kundër


Pro nga PS: Erjon Braçe (Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli, Kastriot Islami) të pavarur
Kundër: Shpëtim Idrizi
 
Shkarkimi i Vangjel Tavos si ministër i Shëndetësisë: 74 pro, 56 kundër, 1 abstenim

Pro: LSI, PD
Nuk kanë votuar: Kastriot Islami, Et`hem Ruka dhe Erjon Braçe
Abstenim: Damian Gjiknuri

Shkarkimi i Aldo Bumçit si ministër i Kulturës: 72 pro, 57 kundër dhe 3 abstenime

Abstenojnë: Nasip Naço, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo
Pro nga PS: Erjon Braçe, Taulant Balla (Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli) të pavarur
Kundër: PS dhe Vangjel Dule

Emërimi i Myqerem Tafajt si zv.kryeministër: 72 pro, 59 kundër, 3 abstenime


Pro: PD, PDIU, PR, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli
Kundër: PS, Vangjel Dule
Abstenim: Lefter Koka, Nasip Naço, Vangjel Tavo

Emërimi i Halim Kosovës si ministër i Shëndetësisë: 72 pro, 58 kundër, 3 abstenime

Abstenojnë: Nasip Naço, Lefter Koka, Vangjel Tavo
Kundër:PS, Vangjel Dule
Pro: PD, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli

Emërimi i Aldo Bumçit si ministër i Jashtëm: 72 pro, 59 kundër dhe 3 abstenime

Abstenojnë: Nasip Naço, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka
Pro: PD, PR, PDIU Asllan Dogjani e Gjovalin Kadeli,

Emërimi i Florion Mimës si ministër i Ekonomisë: 72 pro, 59 kundër, 3 abstenime


Emërimi i Visar Zhitit si ministër i Kulturës: 72 pro, 57 kundër, 4 abstenime


Abstenime: Lefter Koka, Vangjel Tavo, Nasip Naço, Ndrec Deda, i PS


berisha ne kuvend

(Berisha në Parlament kur iu votuan dekretet)

votimi ne parlament
(Votimi dje në parlament)

debati dje ne seance

(Debati në seancën e djeshme)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013

Redaksia Online
(b.msjhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!