Fjalë të forta vlerësimi për figurën e akademikut Rexhep Qosja kanë ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes komemorative të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.
“Studimet e tij për rilindasit, sidomos vepra “Porosia e madhe”, kushtuar poetit tonë kombëtar, Naim Frashëri, apo studimet për Asdrenin e të tjera, ndihmuan shumë në formimin kombëtar të shqiptarëve, nën ish-Jugosllavi. Kur nisi shpërbërja e Jugosllavisë, dhe u shtua shtypja mbi shqiptarët, Rexhep Qosja u bë zëri më i spikatur akademik e intelektual shqiptar. Ai denoncoi në shtypin jugosllav e ndërkombëtar gënjeshtrat e propagandën e atyre intelektualëve serb që do të shkruanin e përkrahnin memorandumin famkeq të akademisë serbe nga viti 1986, dhe që përgatitën terrenin për gjenocidet që Serbia do t’i ndërmerrte në vitet e ’90-ta”
Sipas kryeministrit, Qosja u bë zëdhënësi i popullit të ndaluar, frymëzoi breza studentësh, dhe i dha guxim e zë drejtësisë së protestave studentore të vitit 1981.
Që u bënë edhe demonstrata gjithpopullore e madje posaçërisht kur dukej që vala e tyre kishte rënë”, deklaroi kryeministri Kurti
Lajmi kryesor:
Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie në Kosovë! Mbahen homazhet në Kuvend (VIDEO)










