Qeveria nxjerr në shitje 113 milionë euro letra me vlerë
Në dy ankande, që do të zhvillohen gjatë ditëve të kësaj jave, qeveria shqiptare do të rritë borxhin e saj të brendshëm me një shumë, të konvertuar në mbi 113 milionë euro.
TIRANE- Në dy ankande, që do të zhvillohen gjatë ditëve të kësaj jave, qeveria shqiptare do të rritë borxhin e saj të brendshëm me një shumë, të konvertuar në mbi 113 milionë euro. Ministria e Financave njoftoi se nesër, më 15 maj, do të zhvillohet ankandi i bonove të Thesarit 6-mujore dhe 12-mujore në Bankën e Shqipërisë. Shuma e përgjithshme e shpallur e bonove me afat gjashtëmujor maturimi është 5.2 miliardë lekë, ndërsa e atyre njëvjeçare, 8.1 miliardë lekë. Po kështu, ditën e enjte, datë 17 maj, do të zhvillohet ankandi i obligacioneve 2-vjeçare me shumë të përgjithshme të shpallur 2.5 miliardë lekë. Në total, janë 15.8 miliardë lekë të reja, që do të “pasurojnë” arkën e shtetit brenda pak ditëve.
Norma e interesit të letrave me vlerë të qeverisë ka shënuar një rekord të ri javën e kaluar, me 9.6 për qind në vit për obligacionet me afat 5-vjeçar maturimi, që janë shitur në Bankën e Shqipërisë për llogari të ministrisë së Financave. Kjo është një shifër rekord, që flet për rritje të ndjeshme të kostos së borxhit publik, si pasojë e rritjes së kërkesës së qeverisë për borxh të brendshëm dhe, nga ana tjetër, pakësimit të pjesëmarrjes së bankave të nivelit të dytë në ankandet e bonove dhe obligacioneve, si pasojë e politikës së tyre më të matur lidhur me blerjen e letrave me vlerë të qeverisë shqiptare.
Me këtë kosto, për çdo 10 lekë që merren borxh, qeveria është e detyruar të paguajë gati 1 lek. Rritja e kostos së borxhit, që pasqyrohet në rritjen e interesit për bono dhe obligacione, vjen nga ulja e pjesëmarrjes së bankave të nivelit të dytë në ankande, por edhe nga kërkesa gjithnjë e në rritje për borxh të brendshëm nga ministria e Financave, të cilës po i pakësohen burimet e të ardhurave tatimore e doganore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15