FRANCE - Fermerët francezë i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatave të Fermerëve për të djegur kashtë në rrugët e Parisit në shenjë proteste kundër masave të reja të qeverisë për të mbështetur udhëzimet e BE-së mbi përdorimin e nitrateve.

Demonstruesit u ankuan në lidhje me qëndrimin dogmatik të mbajtur nga ministri i Bujqësisë francez .

Kryetari i sindikatës së fermerëve për rajonin Ile de France, Damien Greffin, tha se masat e propozuara nga BE-ja do të dëmtojnë bagëtinë dhe drithërat.

Më pas Policia arriti të shpërndajë protestat dhe të shuajë kashtën e djegur.

(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)