Qeveria paguan faturat e CEZ
Buxhetit i ikin 80 mln euro
EKSKLUZIVE/ Qeveria shqiptare do të paguajë të gjitha detyrimet që subjektet shtetërore kanë ndaj kompanisë CEZ. Bëhet fjalë për një shumë prej 80 milion eurosh, të cilat do të dalin nga arka e shtetit, e që ishin planifikuar për të blerë energji elektrike.
TIRANË - Qeveria njoftoi sot se më datë 28 shkurt 2012 është lidhur një marrëveshje midis disa ministrive kryesore, KESH-it, OST-së dhe CEZ Shpërndarje, për fillimin e procedurave të likuidimit të detyrimeve që subjektet me pronësi shtetin shqiptar i kanë kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.
Në marrëveshje thuhet se, duke marrë parasysh që disa institucione buxhetore dhe jobuxhetore kanë detyrime financiare të paekzekutuara/palikuiduara ndaj shoqërisë “CEZ shpërndarje” sh.a., ndërkohë që “CEZ shpërndarje” sh.a., nga ana e vet, ka detyrime financiare të paekzekutuara/palikuiduara ndaj KESH sh.a., dhe OST sh.a, palët bien dakord që të shuajnë me kompensim detyrimet e ndërsjella ndërmjet institucioneve dhe shoqërive tregtare të përmendura në këtë marrëveshje, pasi të jetë realizuar rakordimi i plotë i detyrimeve ndërmjet palëve të interesuara.
Palët kanë rënë dakord që të shuhen me kompensim të gjitha detyrimet e lindura deri në datën 31.12.2011. Detyrimet që lindin pas kësaj date apo pagesat për detyrime që maturohen pas kësaj date, nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Në marrëveshje caktohet si afat përfundimtar për realizimin nga palët të aktrakordimeve dhe saktësimin e detyrimeve financiare të papaguara dhe ose të paguara me vonesë që rezultojnë deri më datë 31.12.2011, fundi i muajit prill 2012 ose një datë e rënë dakord midis ministrisë së Financave dhe “CEZ Shpërndarje”.
Nga ana e vet, edhe “CEZ shpërndarje” ka rënë dakord t’i parapaguajë KESH sh.a. dhe OST sh.a., shumën totale prej 4 miliardë lekësh, e barabartë me 28.5 milionë euro. Kjo shumë përfaqëson pagimin e një pjese të detyrimit të “CEZ shpërndarje” ndaj KESH dhe OST.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia shkarkon komandantin e lartë për deklarata të rreme lidhur me luftën në Ukrainë
24 Nëntor, 21:07
-
Itali/ Shiste kokainë dhe hashash afër shkollave të Milanos, arrestohet 20-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen drogë dhe euro cash
24 Nëntor, 21:06
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën
24 Nëntor, 20:32
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje
24 Nëntor, 20:13
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis, numri një në botë: Trofe për ta ndarë me popullin italian
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31