TIRANË - Ndërsa Rama vazhdon vizitën e tij në SHBA zv/kryeministri Niko Peleshi mbledh qeverinë për ti gjetur një zgjidhje strehimit të komunitetit rom që jetonin tek rruga e Kavajës, në trotuaret pranë ish- Ndërmarrjes së Dekorit.ku kishin ngritur dhe çadrat.
37 familjet do të strehohen tek ish-Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shtishtufinë. Qeveria vendosi sot kalimin në administrim të këtij ish-Reparti nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me qëllim akomodimin e këtyre 37 familjeve rome.
BERISHA DO E BENTE FABRIKE CIMENTO, RAMA E RIKTHEN NE PRONE TE LEZHES
Qeveria Rama shfuqizon vendimin e dytë të paraardhëses së saj, qeverisë Berisha, brenda dy javësh. Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kabineti qeveritar shfuqizoi vendimin e 7 gushtit të Ekzekutivit që drejtohej nga Berisha, për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit - Kakariq” në Lezhë.
Në mbledhjen e të premtes, qeveria e riktheu këtë pronë në Fondin Pyjor Kullosor, duke konfirmuar kështu, se një nga angazhimet e qeverisë Rama, është shfuqizimi i vendimeve të qeverisë të marra pas datës 23 qershor.
Vendimi i qeverisë Berisha për heqjen e fondit pyjor në Lezhë, kishte qëllim kthimin e asaj zone, në zonë industriale, pasi aty do të ndërtohej një fabrikë çimentoje. Ky është vendimi i dytë i shfuqizuar, ndërsa në mbledhjen e parë të saj, Qeveria Rama shfuqizoi vendimin e qeverisë për importin e plehrave.
LIROHET NGA DETYRA DREJTORJA E AGJENCISE KOMBETARE TE PLANIFIKIMIT TE TERRITORIT
Një nga vendimet e qeverisë në mbledhjen e saj, ishte dhe lirimi nga detyra i zonjës Kreuza Leka nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe emërimin në këtë detyrë të Adelina Greca.
Më pas, qeveria përcaktoi edhe fushën e përgjegjësisë së disa ministrive, si ajo e Financave, të Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, asaj të Kulturës, Mirëqenies Sociale e Rinisë, si dhe të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
JA VENDIMET E MBLEDHJES SE SOTME TE KESHILLIT TE MINISTRAVE
1. Kalimi në administrim i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky vendim bëhet me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.
Kjo është një krizë që vazhdon tashmë prej disa muajsh dhe në mbledhjen e 3-të të saj qeveria vendos për strehimin dhe akomodimin e tyre.
2. Shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhë. Në mbledhjen e sotme qeveria e riktheu këtë pronë në fondin pyjor kullosor.
Një nga angazhimet e qeverisë Rama është shfuqizimi i vendimeve të qeverisë të marra pas datës 23 qershor. Ky vendim i mësipërm është në kuadër të këtij procesi.
3. Lirimin nga detyra të znj. Kreuza Leka nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe emërimin në këtë detyrë të znj. Adelina Greca.
4. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave.
5. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë.
6. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
7. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Kulturës.
8. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
9. Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.833, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com