Në mbledhjen e radhës qeveria shqiptare ka vendosur akordimin e pensionit të posaçëm për 12 figura të shquara të artit, sportit dhe fushave të tjera.
Pension të posaçëm shtetëror përfitojnë sopranoja Edith Mihali, aktori i humorit Zef Deda, mjeku dhe ish-ministri Alfred Serreqi, sportistët Ilir Pernaska, Paulin Ndoja, Ramazan Rragami, Sabah Bizi, skenaristi Kujtim Gjonaj, Doktori i Shkencave Filologjike Çapajev Gjokutaj, por edhe Enver Shengjergji, Lulzim Balla dhe Lionel Konomi.
Vendimi nga qeveria është një shenjë mirënjohje për atë që kanë dhënë për Shqipërinë, ndërsa pensioni i posaçëm shtetëror është jo më shumë se dyfishi i atij maksimal.
Pas vendimit për pensionin e posaçëm ka reaguar përmes një statusi në Facebook aktori shkodran i humorit.
Zef Deda falenderon Ramën për vendimin, ndërsa shprehet se është një moment, i cili e gëzon pa masë, sepse e merr si shpërblim për gjithë punën e bërë ndër vite.
Statusi i Zef Dedës
Perulem para spektatorit.
Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem. Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite.
Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne. Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem.
Por falenderimet kryesore shkojne per familjen time te shtrenjte, qe me ka dhene nje suport te pakufijshem per ta ushtruar profesionin.
Falenderoj miqte e mi artiste, me te cilet kam punuar nder vite dhe qe me dhane mundesine ta shprehja me gjithe forcen time ate qe kisha brenda vetes.
Falenderoj spektatorin me te mire ne bote, spektatorin shqiptar, i cili nuk i kurseu per asnje moment duartrokitjet dhe vleresimet, perulem par jush.
Falenderoj Zotin qe me dha fuqi, energji dhe shendet per t'ja arritur kesaj dite. Jam shume i gezuar. Ju faleminderit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com