Qeveria prapëson lejet e ndërtimit
ndërtuesit do bëjnë kërkesë të re
Të gjitha ato leje ndërtimi, që janë dhënë nga organet përkatëse para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për planifikimin e territorit do t'u nënshtrohen edhe një herë procedurave të lejes së shfrytëzimit apo të ndërtimit
TIRANE- Ndërtuesit, që nuk kanë realizuar ende projektet në bazë të lejeve të marra para se të ndryshonte ligji për rregullimin e territorit, do të bëjnë një kërkesë të dytë, për leje ndërtimi apo leje shfrytëzimi, që edhe mund të refuzohet. Ky është thelbi i një Vendimi të Këshillit të Ministrave, që është marrë më 22 shkurt të këtij viti, jashtë mbledhjeve të rregullta të qeverisë, dhe që ka hyrë dje në fuqi, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të rradhës.
RISHIKIMIVendimi bën disa shtesa në rregulloren uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, duke përcaktuar se, në rastet kur, para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", në bazë të vendimeve të KRRTRSH-së, është miratuar nga organet përkatëse, destinacioni i sheshit të ndërtimit dhe kondicionet urbane të tij, subjektet do të aplikojnë për leje zhvillimi dhe, kur është e nevojshme, edhe për leje ndërtimi.
Subjektet e pajisura me leje ndërtimi për struktura me lartësi mbi 60 metra që para ligjit në fjalë, duhet të aplikojnë për rishikimin e kushteve të lejeve të miratuara, në bazë të një kërkese të arsyetuar. Ndërkohë, lejet e ndërtimit të miratuara nga KRRT-të, por ende të pazbardhura, do të vijojnë procedurën e zbardhjes së vendimit sipas formularit të lejes.
AFATIPër lejet e ndërtimit, të miratuara para ligjit të planidikimit të territorit, të cilave u ka mbaruar afati apo janë në përfundim të afatit, mund të kërkohet, nga njësitë vendore, vetëm zgjatje e afatit të lejes, për një periudhë jo më të gjatë se afati i miratuar me lejen e dhënë dhe jo më shumë se një herë. Në asnjë rast nuk duhet të ketë ndryshime të projektit të miratuar.
ZBATUESI Për lejet e ndërtimit të miratuara para ligjit, mund të zëvendësohet, jo më shumë se një herë, subjekti ndërtues, me kërkesë të investitorit, por në asnjë rast nuk duhet të ketë ndryshime të projektit të miratuar më parë.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Zbardhet vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçit! Arrestohen 2 vëllezër, njëri prej tyre oficer policie Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:02
-
'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë
24 Nëntor, 14:52
-
‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane
24 Nëntor, 14:47
-
'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi
24 Nëntor, 14:38
-
'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje
24 Nëntor, 14:28
-
Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: 3 mijë veta këtu e 30 jashtë! Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja
24 Nëntor, 14:26
-
'Fitorja jonë në 2025 përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia
24 Nëntor, 14:23
-
'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion
24 Nëntor, 14:21
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Rama: E bënë mish për top, në luftën për pushtet! Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare
24 Nëntor, 14:14
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani
24 Nëntor, 14:00