/ATSH-AFP/ - Qeveria islamo-konservatore turke premtoi riforcimin e masave shtrënguese pas atentatit kamikaz atribuar grupit të Shtetit Islamik që goditi qytetin e Suruçit, pranë Sirisë duke shkaktuar të paktën 31 të vdekur.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu premtoi se do të rriste sigurinë përgjatë kufirit të vendit të tij me Sirinë, pas atentatit kamikaz atribuar grupit të Shtetit Islamik që goditit qytetin e Suruçi duke shkaktuar të paktën 31 të vdekur.
Hetuesit deklarojnë se atentati dyshohet të jetë shkaktuar nga një grua kamikaze, e dërguar nga Shteti Islamik.
"Policia turke ka identifikuar një prej të dyshuarve lidhur me atentatin kamikaz të ndodhur në qytetin turk të Suruçit", njoftoi kryeministri, Ahmet Davutoglu./