Në këtë fillim viti qeveria premton edhe një herë ulje të çmimit të energjisë elektrike. Në mesazhin e urimit zëvendëskryeministrja ka deklaruar se për shkak të stabilitetit të çmimeve, rritjes së prodhimit dhe uljes së humbjeve në rrjetin elektrik do të bëhet i mundur ulja e çmimit të energjisë për të gjithë shqiptarët.
“Ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë”, është shprehur ministrja e Energjisë.
Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët, dhe që pritej të kishte një vendimmarrja prej 1 janarit të këtij viti që ka nisur.
Premtim electoral 100%... Une do bej Ti do besh Ai,ajo do bej Ne do bejme Ju do beni Ata,Ato do paguajne... Keshtu zgjedhohet ky premtim... Kemi uje...e cojme ne Italy, por uje ne cezmat tona me orarr...me bot...me krimba... Dritat...ikin vijne..ikin perseri.. Rruget behen...dhe ri behen...kemi bere rruge..tunele...por edhe both me pagese I ka...por ne pagesen e bejme me te ardhurat qe marrin ata ne krahasim me ne... Rruge behen...por vidhet...ose cilesia per te deshiruar... Ne dalje te Lushnjes per ne Fier...ka nje idiotsi qe nuk eshte pare kurre...s'ka mbikalim dhe eshte kryqezimi I vdekjes... Ka demokrate ( komunista) dhe ka socialiste( komunista) qe jane really zhytur ne llum...kjo duhet te marre fund ne keto zgjedhje...nje brez I ri duhet te zgjidhet..te palyer dhe te perzier me te kaluaren e poshter komuniste. Une do votoj...per ke? Nuk eshte roze...as blu...
PërgjigjuHahahah ketyre qe jane sot ne qeveri dhe atyre qe kane drejtuar kete vend qe nga viti 91 nuk duhet ti votoni sepse jane njerezit me te keq qe mund te kete bota . Keta qelbesira qe bejne keto oferta tani kane vetem hallin e votimeve dhe asgje tjeter , jemi vendi qe karburanti kushton me teper ne Europe dhe kemi energji shume te shtrenjte edhe pse jemi prodhues i naftes dhe i energjise elektrike prandaj mos u genjeni nga premtimet boshe te ketyre funderinave , votoni per ato partite e reja qe te zhduken nga skena politike kerrat e vjeter
Përgjigju