Qeveria pritet t'i besojë opozitës 
KKIE-në, Bregu drejtuese e vetme

Qeveria pritet t'i besojë opozitës <br />KKIE-në, Bregu drejtuese e vetme
TIRANË - Qeveria pritet të tërhiqet nga propozimi për bashkëkryesim të këshillit kombëtar të integrimit. Burime për TV A1 Report bëjnë me dije se do të jetë deputetja Majlinda Bregu që do ta drejtojë këtë Këshill Konsultativ, ndërsa deputetja socialiste Arta Dade pritet të mbaj postin e nënkryetares.Këshilli Kombëtar i Integrimit ende nuk ka zhvilluar mbledhjen e konstituimit kështu që pritet po sipas burimeve të mblidhen gjatë kësaj jave.

Nga ana tjetër Partia Demokratike nuk ka marrë një përgjigje nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në lidhje me modelin që do të ndiqet për Këshillin. 

Në shtator të vitit 2014 ministrja e integrimit Klajda Gjosha paraqiti një draft për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit ku parashikohej të kishte bashkëkryetar ku u emëruar si bashkëkryetare Arta Dade pasi kjo e fundit mban edhe funksionin e kryetares se Komisionit të Jashtëm.

Në atë kohë kryetarja e komisionit te integrimit Majlinda Bregu kërkoi që drejtimi i Këshillit kombëtar të integrimit t’i besohej opozitës sipas modelit kroat, kjo për të bërë të mundur kontrollin ndaj qeverisë për reformat dhe zbatimin e tyre.

Ky këshill ka si objektiv dhënien e udhëzimeve strategjike në lidhje me proceset integrimit ,rritja bashkëpunimit ndërmjet forcave politike institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë