Qeveria, projekt pilot në 3 qytete për pagesat dixhitale! Rama: Ulin informalitetin nga bizneset

Qeveria synon të  nxisë përdorimin e gjerë të  pagesave dixhitale nga qytetarët dhe bizneset, një mënyrë që mund të shkurtojë kohë dhe ulë informalitetin.

Një projekt pilot i shtrirë në tre qytete, Tiranë, Përmet dhe Peshkopi, synon orientojë qytetarët drejt pagesave elektronike duke shmangur përdorimin e parasë cash.

Ministrja  e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj tha se në fund të këtij projekti pilot do të nxirret një shifër se sa % e pagesave duhet të bëhen në mënyrë elektronike në mënyrë të detyruar.

'Nëpërmjet këtij piloti ne duam që në radhë të parë të shohim se si sillet publiku me këto lloj pagesash dhe në radhë të dytë testojmë të gjithë sistemet që nga korriku i këtij viti do të jenë të gjitha online, pasi të gjitha bankat kanë detyrimin të implementimit të direktivës. Në përfundim të këtij piloti ne do të mbledhim të gjitha të dhënat, dhe siç kanë bërë të gjitha vendet e tjera, duhet të vendosim një target për  % e pagesave që duhet të bëhen nëpërmjet pajisjeve elektronike në të ardhmen‘.- tha Ibrahimaj.

Ndërsa kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë takim me përfaësues të njëjsisë 5 në kryeqytet, e cilësoi një avantazh për konsumatorët.

‘Konsumatorëve një herë kjo iu jep një avantazh shumë të madh sepse nuk mbajnë lekë nëpër xhepa, kontrollon gjatë gjithë kohës financën dhe mbi të gjitha kjo bën që mos të ketë dhe evazion nga ana e bizneseve të Tvsh-së. Plus që kjo ka dhe të mirën që s’ka komision, domethënë është më e lirë sesa përdorimi i kartës dhe sesa transaksionet që bëhen nëpërmjet bankës. Ndërkohë që ajo bëhet shkas pastaj edhe për shumë evazion në sensin që e mori dyqani lekun, nuk ta dha faturën, faktikisht iku një pjesë e detyrimit karshi vet qytetarit përmes shtetit kuptohet. Vetëm të mira ka kjo.’- tha Rama.

Mënyra e pagesës do të jetë shumë e lehtë, përmes skanimit të barcodit, duke nisur nga faturat në bar kafene e deri tek pagesat ultilitare të ujit, dritave apo gjobave të makinës.

300 indidvidëve nga Tirana, Peshkopia dhe Pëmeti do t’u vihet në dispozicion një shumë prej 10 mijë lekësh në mënyrë që të testojnë lirshëm pagesat e faturave pa asnjë kosto financiare që rëndon xhepat e tyre. Deri në korrik të këtij viti të gjitha bankat do të krijojnë akses për një gamë më të gjerë të pagesave online

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/05/2024 03:11

    Ramke,pagesat dixhitale shpesh vine me /fee/.E them kete nga pervoja personale.Disa tek ne te mbajne minimalisht 5 $.U leverdis shqipove te lene ,le te themi 5 eoro,apo ekuivalentin ne lek per cdo tranzaksion dixhital? Nuk jam kunder,por duhet bere jo me detyrim.por opsional.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut

VIDEO+FOTO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut