Ish-deputetja Jorida Tabaku denoncon projektvendimin i cili përjashton importuesit e jahteve nga TVSH dhe jo sipërmarrësit që vuajnë krizën si shkak i COVID-19. Sipas Tabakut me këtë vendim qeveria ndihmon vetëm një grup të vogël njerëzish dhe jo ata që sot kanë nevojë më shumë se kurrë.
Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në Kuvendin e Shqipërisë në datën 10 Prill 2020. Çdo shqiptar ka ende mundësinë ta shohë të zezë mbi të bardhë vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë. Mirëpo, si fajtorë dhe të kapur në flagrancë mazhoranca nxitoi të përgënjeshtronte dhe të mohonte faktet. Kështu sajoi jo një alibi por dy të tilla që ishin dhe janë në kundërshti me njëra-tjetrën.
Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, u shpreh se vendimi për jahtet është marrë përpara 3 muajsh dhe jo sot si dhe shtoi se nëse lehtësohen politikat fiskale për jahtet pas x vitesh do të prodhojnë të mira. Ndërkohë që ministri i Turizmit, u shpreh se ky përjashtim nga TVSH-ja për jahtet bëhet për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit si dhe për të kaluar krizën duke qenë një strategji e mirë menduar e qeverisë.
Ministrja Denaj e cila hiqet si e painformuar ose e keqinformuar sepse në faqen e kuvendit tregohet qartë data e depozitimit 10 Prill dhe në relacion thuhet se ky projektligj nuk është “parashikuar në programin analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2020”.
Ndërsa ministri Klosi nga ana e tij i shpalos sipërmarrësve të turizmit që do të goditen më fortë nga kriza e coronavirus, cinizmin e hapjes së ekonomisë. Duke na kujtuar jo pak cinizmin e paketës fiskale që nuk i fal pagesën e TVSH-së për asnjë biznes edhe kur ky vuan, por është i gatshëm të bëjë shkrumb e hi arkën e shtetit për përfituesit e përhershëm.
Në vijim të reagimit të saj Tabaku akuzon qeverinë se bën propagandë sikur ndihmon për shqiptarët, por në të vërtetë po ndihmon oligarkët.
Tani kushdo e ka të qartë se fytyra e vërtetë e qeverisë në 7 vjet ka qenë pikërisht kjo. Abuzo me pushtetin, jepu vetëm një grushti individësh lehtësira fiskale dhe më pas propagando sikur po punon për shqiptarët. Ky ka qenë dhe është rrethi vicioz i qeverisë prandaj nuk është habi që edhe sot të vazhdojnë të njëjtën skemë. Megjithëse hera herës, kur nevoja thërret janë të gatshëm të shiten edhe si luftëtarë pro-shqiptarëve e gjoja të luftojnë oligarkinë me fjalë por jo me vepra.
Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarket me çdo mënyrë me ligje speciale, me favore me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë. Fatkeqësisht, në këtë kohë krize; Mirë Coronavirusi, por shqiptarët nuk po i lë rehat as cinizmi i qeverisë, përfundon reagimin e saj Tabaku.
U dhje fare muabeti,neve shkenctarve te doganes nuk na pyeti njeri,se ku do shkoj kjo pune vetem i Gjati e di
PërgjigjuShume i drejt ky vendim,Bravo
PërgjigjuPo kjo balona tabake a ka bur a ka fmi kjo ngeli vetëm tu lef pa pushim. Po babën e saj hajdut kjo se qun se është tjetër pun. Po si mor zot çfar njerzish jan që vetë tu lef kan dal. E Zot ruje ktë milet nga kto njerëz pa din e iman.
PërgjigjuBabale balon Tabaku
PërgjigjuO bal9na tabake pa terezi po babsj jot hajdut çfar duhet të bëj ? Që nga brek grisur i komonizmit na u bë zengjin o rahim. Prandaj o bslona tabake fol njëher për veten tate m9s lef nat dit pa pushim o bal9na tauke o bal9na tabske je bo di laraske.
Përgjigju