Qeveria "Rama", rregulla të
forta për gjuhën letrare 

Qeveria "Rama", rregulla të<br />forta për gjuhën letrare 
TIRANE - Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, është angazhuar t’i ndryshojë paraqitjen shtetit shqiptar edhe në shkresat zyrtare që e përfaqësojnë atë. Dhe për këtë, Rama ka kërkuar përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe, të cilët do të vendosen në çdo ministri si dhe në Kryeministri, informon sot gazeta Shqip.

Duke e vlerësuar se deri tani, gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe.

Mësohet se në Kryeministri dhe në çdo ministri do të vendoset nga një redaktor për të siguruar seriozitetin e gjuhës zyrtare dhe për t’i dhënë fund masakrës së shkresave të shtetit shqiptar. Ndërsa, një ekip prej tre redaktorësh do të shërbejnë si njësi kontrolli e gjuhës së shkruar shqipe në çdo dikaster dhe agjenci.

Rama ka kërkuar vënien e gjobave për shpërdorim letre dhe kohe për hartuesit e dokumentacionit që bëjnë gabime drejtshkrimore në shkresat zyrtare. Rama beson se duhet një paraqitje dinjitoze për një shtet edhe në këtë element për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjendjes së rëndë të materialeve gjuhësore të dokumentacionit zyrtar.

(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë