Kabineti qeveritar i ri i kryeministrit Edi Rama ka emra të rinj, të rikthyer, të rikonfirmuar dhe të "pushuar". Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Anila Denaj, Pandeli Majko, Eduard Shalsi, Blendi Klosi janë ministrat e “pushuar”, të cilët nuk janë rikonfirmuar për të vijuar drejtimin e ministrive përkatëse në mandin e 3. Ministria e Shtetit për Diasporën që drejtohej nga Pandeli Majko është shkrirë, ndërsa janë shtuar 2 të reja, ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët me në krye Bora Muzhaqin dhe ministria e Shtetit për Standardet e Shërbimeve që do drejtohet nga Milva Ekonomi.
10 të rikonfirmuarit janë:
- Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj- ishte ministër Rindërtimi
- Ministre e Punëve të Jashtme Olta Xhacka- mbate të njëjtin post
- Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi- mbante të njëjtin post
- Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi- mbante të njëjtin post
- Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku- në të njëjtin post
- Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu-në të njëjtin post
- Ministre e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi-në të njëjtin post
- Ministre e Kulturës Elva Margariti- në të njëjtin post
- Elisa Spiropali për marrëdhëniet me parlamentin- ishte ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Milva Ekonomi, ministre shteti per standardet e shërbimeve- ishte ministre Bujqësie
Emrat e rinj në kabinet:
- Delina Ibrahimi-Ministre e Ekonomisë dhe Financës
- Ulsi Manja -Ministër i Drejtësisë
- Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë
- Edona Bilalli ministre shteti për Sipërmarrjen
- Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Të larguarit nga kabineti:
- Blendi Klosi largohet nga posti i ministrit të Turizmit
- Anila Denaj largohet nga posti i ministers së Financave
- Pandeli Majko- ikën pasi reduktohet ministria e shtetit për Diasporën
- Erion Braçe-ishte zv kryeministër
- Etilda Gjonaj-ministre drejtësie
- Eduard Shalsi- ish-ministër shteti për Sipërmarrjen
E rikthyera e vetme në qeveri është Mirela Kumbaro, si Ministre e Mjedisit dhe Turizmit. Më herët ka drejtuar ministrinë e Kulturës. Në qeverinë "Rama 3" bien në sy emra të rinj, ka disa dikastere që nuk ndryshuan dhe prezenca e shtuar e grave në postet ministrore. I papritur ishte dhe largimi i Braçes të cilit iu përmend emri nga kryeministri Edi Rama vetëm si kandidat për kryesinë e partisë, megjithëse ishte vetë ai që e paralajmëroi disa ditë më parë që nuk do të ketë poste të rëndësishme në qeveri.
Lajmi kryesor: