Qeveria Rama më pak zv.ministra
se qeveria Berisha, ja propozimet

Qeveria Rama më pak zv.ministra<br />se qeveria Berisha, ja propozimet
TIRANE- Ndryshe nga qeveria Berisha që numëronte së fundmi rreth 37 zv.ministra qeveria Rama pritet të numërojë 32 të tillë.
 
Në fund të kësaj jave pritet që të emërohen emrat e zv.ministrave në 16 dikasteret e krijuara. Në fillim të javës që vjen zv.ministrat përkrah ministrave pritet të nisin punën e tyre. Nga burime të LSI-së bëjnë të ditur se një pjesë emrave të propozuar nga kjo parti janë dërguar pranë kryeministrit Rama.
 
Emrat të cilët priten të konkretizohen nga kryeministri janë Nora Malaj pritet te ri marrë postin e zv.ministres tek Arsimi së bashku me Arbër Maznikun, i cili më parë ka mbajtur postin e kryetarit të grupit të punës për punësimin në Partinë Socialiste.
 
Majlind Lazimi i cili më parë ka qenë Shefi i Kabinetit të Metës është propozuar tek ministria e Integrimit, Sokol Dervishaj ish-nënkryetar i Këshillit Bashkiak, propozohet zv/ministër në ministrinë e Jashtme, ndërsa Dorian Duçkollari i cili ka mbajtur postin e një prej drejtorëve në ministrinë e Ekonomisë propozohet si zv.ministër tek Energjetika, në krah të Damian Gjiknurit.
 
Mësohet po ashtu, se LSI ende nuk i ka mbyllur propozimet pasi pretendon 7 deri në 8 vende për postin e zv.ministrit. Elisa Spiropali pritet të emërohet si zv.ministre në ministrinë e Jashtme, përkrah Ditmir Bushatit dhe Sokol Dervishaj të LSI.
 
Zëvendës ministër tek Shëndetësia pritet të propozohet Gjergji Koja, kryetar i Partisë Socialiste të Moderuar. Përflitet gjithashtu edhe emri i ish-drejtoreshës së INSTAT Milva Konomi si zv.ministre e ministrisë së Ekonomisë. Ndërsa në krah të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, pritet të jete emri i kreut të G99, Ervin Mete. Në postin e një prej zv.ministrave të Kulturës lakohet emri i kreut të Aleancës Demokristiane Zef Bushati. Ndërkaq për aleatët e tjerë ende nuk ka asgjë të ndarë.
 
Në pikëpyetje mbetet marrëdhënia e Ramës me dy aleatët, si Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo, të cilët nuk kanë dashur të prononcohen për mediat. Megjithatë fjala e fundit do të thuhet pas kthimit të Ramës prej vizitës së tij në Amerikë.
 
Kjo mbledhje qeverie pritet të miratojë edhe strukturën e disa ministrive, të cilët ndonëse ka kaluar afro dy javë nga dita e betimit, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, kanë nisur punën përkohësisht në selinë e kolegëve.
 
Ministrja Gjermeni, së bashku me kabinetin e saj janë vendosur në Ministrinë e Transporteve dhe Zhvillimin e Infrastrukturës. Ndërsa të njëjtën situatë po përjeton edhe ministri, Arben Ahmetaj, i cili së bashku me stafin e tij të ngushtë po mirëpritet në ambientet e ish-ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës.
 
EMRAT E PROPOZUAR PER POSTET E ZV MINISTRAVE 
NORA MALAJ ZV.MINISTËR E ARSIMIT DHE SPORTIT 
ARBËR MAZNIKU ZV.MINISTËR I ARSIMIT DHE SPORTIT
MAJLIND LAZIMI ZV.MINISTËR INTEGRIMI 
DORIAN DUCKOLLARI ZV.MINISTËR I ENERGJITIKES 
SOKOL DERVISHAJ ZV.MINISTËR I JASHTEM 
ELISA SPIROPALI ZV.MINISTËR E JASHTM 
GJERGJ KOJA ZV.MINISTËR I SHËNDETËSISË 
MILVA KONOMI ZV.MINISTËR I EKONOMISË
ERVIN METE ZV.MINISTËR I FINANCAVE 
ZEF BUSHATI ZV. MINISTËR I KULTURËS 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë