Qeveria rikthen amnistinë për të burgosurit: Do ta votojmë me opozitën e re

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë takimeve në qytetin e Vlorës, deklaroi se ka qenë opozita e vjetër, PD dhe LSI ajo qe e ka penguar votimin për amnistinë për të burgosurit. Gjonaj konfirmoi se ligji për amnistinë së shpejti do të kthehet në parlament për t'u votuar nga opozita e re. 'Grupi i punës është mbledhur dhe po punon për amnistinë, por do të merret parasysh edhe ndikimi që mund të ketë në fushatë" tha ajo.

Gjonaj gjatë prezantimit të  marrëveshjes për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt ka deklaruar se marrëveshja synon një tjetër formë trajtimi të të miturve që kanë probleme me drejtësinë.

Ndërkaq, kryebashkiaku Leli ka thënë se vëmendja institucionale e pushtetit vendor dhe lokal është gjithëplanëshe dhe në favor të atyre që kanë me tepër nevojë.

Lidhur me të miturit që kanë qenë apo janë pjesë e IEPV Vlorë, ministrja Gjonaj ka thënë se tashmë në këtë paraburgim prej pak kohesh nuk ka më të mitur në pritje vendimi. Këta të mitur janë transferuar në paraburgimin e Kavajës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja