BEOGRAD - Qeveria e Serbisë miraton unanimisht marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ky pakt do t’i lejoj serbëve që të menaxhojnë dhe udhëheqin policinë në pjesën veriore të Kosovën, duke njohur autoritetet e qeverisë së Kosovës atje.
Qeveira serbe udhëzoi ministritë përgjegjëse, organizatat e veçanta dhe shërbimet e qeverisë që të ndërmarrin të gjitha masat për zbatimin e marrëveshjes, si dhe të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik.
Menjëherë pas vendimit të qeverisë kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç zhvilloi një bisedë me telefon me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton për të njoftuar për vendimin.
Menjëherë pasi Ashton konfirmoi miratimin e marrëveshjeve nga Prishtina e Beogradi, Komisioni Evropian, miratoi propozimin që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës atë të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Takimi i ministrave të punëve të jashtme të BE-së u zhvillua në Luksemburg.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com