Këshilli i Ministrave bën zyrtar premtimin e dhënë nga ministrja Lindita Nikolla në mesditë se qeveria do të tërhiqej nga vendimi për heqjen e tarifave për lëndët e mbartura. Me firmë të kryeministrit Edi Rama, Qeveria ka shfuqizuar ditën e sotme (6 dhjetor 2018) VKM-në nr. 228 çka nënkupton se studentët nuk do t’i nënshtrohen tarifës për lëndët ku ata janë ngelës. "Pika 4 e vendimit nr.288, datë 21.05.2018, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohet", thuhet në vendimin e Qeverisë.
Vendimi i Qeverisë për shfuqizimin e VKM-së nr.288
Studentët nuk do t’i nënshtrohen tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, vendimi për shfuqizimin e tarifës është publikuar në kohë rekord në Fletoren Zyrtare duke marrë fuqi ligjore vendimi i ri dhe pezullimi i vendimit të mëparshëm.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare
Më herët reagoi edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila në një letër drejtuar studentëve protestues i njoftoi se është shfuqizuar pika 4 e VKM-së nr.288. datë 21 maj 2018, ndërsa për tre pikat e tjera shton se Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë është dakord për ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues të Këshillave Studentorë, MASR dhe Universiteteve.
Letra e Nikollës drejtuar studentëve për shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së
Lajmi kryesor:
Qeveria heq tarifën për përsëritësit, grup pune për 3 pikat e tjera, studentët: Protestë sërish
