TIRANË –Qeveria shqiptare e drejtuar nga Kryeministri Rama ka marrë sot disa vendime në mbledhjen e saj të radhës, vendime kryesisht të natyrës administrative.
Dy vendime ishin për largimin nga detyra të dy funksionarëve, Frrok Çupit si kryetar i Qëndër Kombëtare të Artit dhe Kulturës si dhe të një anëtari të Komisionit të Furnizimit me ujë, z.Arjan Jovani. Jovani dha dorëheqjen dhe në vend të tij u emërua znj. Eralda Methasani Çani.
Një vendim tjetër ishte për ndryshimet në pagat e punonjësve të hetimit, inspektimit dhe të shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Brendshme”.
Qeveria vendosi gjithashtu të sanksionojë titullin e Ministrisë së Brendshme e cila kudo në dokumentat zyrtare tani e tutje do të quhet Ministria e Punëve të Brendshme”.
Vendim tjetër ishte përcaktimi i kushteve dhe procedurave për përmirësimin dhe përditësimin e të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme në formate dixhitale dhe manuale.
Po ashtu, u miratua vendimi për përcaktimin e normave të cilësisë së mjedisit për ujërat sipërfaqësore; programi i nxitjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara dhe
miratimi i kufijve dhe rregullores së administrimit të parqeve arkeologjike të Shkodrës, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë, Finiqit dhe Butrintit.
Vendimi i fundit kishte të bënte me funksionimin të drejtat dhe detyrat e komisionit të vlerësimit të titujve akademikë si organ kolegjial vendimmarrës pranë Ministrisë së Arsimit dhe sportit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Qeveria miraton pr/ligji për sigurinë e qytetarëve në fushën e mjedisit