Qeveria shkrin Agjencinë e Zhvillimit të Zonave Malore

Qeveria shkrin Agjencinë e Zhvillimit të Zonave Malore

TIRANE-Qeveria shqiptare në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për shkrirjen e Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore.  Ky institucion funksiononte si  një agjenci e specializuar për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale malore të Shqipërisë.

Misioni i Agjencisë ishte të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve në zonat malore rurale në linjë me vizionin për zhvillimin e zonave malore, inkurajimi i zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm, mbështetja e aktiviteteve zhvilluese me baze pjesëmarrje, targetimi me prioritet duke i dhënë mbështetje konkrete për zhvillimin e sektorit të bujqësisë me një avantazh konkurrues në treg. Vendimi përcakton se Ministria e Bujqësisë ngarkohet të ndjekë procedurat.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 11/10/2019 11:23

    Qeveria KRIMINALE e ed Rames nuk eshte per popullin fukara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit