TIRANË - Shpronësohen për interes publik objekte të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare Uji i Ftohtë-Tuneli në Vlorë.

Ky është vendimi që është marrë sot nga qeveria Rama për shpronësimin për interes publik, të pasurive për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private objekte, që preken nga reahabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Uji i Ftohtë-Tuneli në Vlorë.

Më tej në këtë vendim thuhet se "shpreh vullnetin e Qeverisë shqiptare për të garantuar pasuritë e qytetarëve, të cilët në mirëbesim kanë blerë prona private, të cilat ndodhen në këtë vijë bregdetare".

Pronarët e ligjshëm të pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, sipas vendimit duhet të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen e përgjithshme 8396 (tetë mijë e treqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 ndërtim, të vlerësuar në shumën e përgjithshme prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh.
 
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 462 919 230 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekësh, të përballohet, përkatësisht, 362 919 230 (treqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë) lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 100 000 000 (njëqind milionë) lekë nga fondi i kontingjencës.
 
Pronarët e ligjshëm të pasurive të shpronësuara duhet të kompensohen për efekt të këtij shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin ligjor të pronësisë.
 
Afati i përfundimit të shpronësimit është data 28.12.2013. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave dhe bashkia e Vlorës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)