Gjatë një vendimi të marrë sot nga Këshilli i Ministrave, ky i fundit, ka vendosur heqjen e vizave për të hyrë në Shqipëri, për qytetarët e dy shteteve.
/Shqiptarja.com
Bëhet fjalë për një shtet Evropian, por jo anëtar të BE-së dhe për një shtet-ishull në Karaibet e largëta.
Fjala është për Gjeorgjinë Trinidad e Tobagon, qytetarët e të cilëve, tashmë do të mund të hyjnë vetëm me një pasaportë të thjeshtë me vete në territorin e vendit tonë.
Qeveria ka ngarkuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
s.k/Shqiptarja.com












