TIRANE - Qeveria shqiptare ka komunikuar se do të “mirëpresë e strehojë” 210 muxhahedinë nga Iraku. Kjo është komunikuar gjatë takimit të zhvilluar sot mes kryeministrit Berisha me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf.
(Foto: Takimi ne kryeministri, Tirane)“Pasi u vërtetuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë, biseda u përqendrua në zbatimin e projektit për transportin e disa personave të organizatës (Mojahedin-e-Khalq) ΜΕΚ, të cilët gjenden në garnizonin “Liria” në Irak dhe që për arsye humanitare do të transportohen në Shqipëri. OKB u ka ofruar disa prej “banorëve” të garnizonit “Liria” statusin e refugjatit dhe bashkëpunon me qeverinë që të gjejë një zgjidhje të sigurt dhe të garantuar”, b1%het e ditur në faqen zyrtare të qeverisë shqiptare.
Më tej në njoftim theksohet se "Kryeministri Berisha i theksoi Zëvendës Ndihmëssekretares së Shtetit Leaf se sikundër iu premtua Sekretares së Shtetit znj.Clinton, gjatë vizitës së saj historike në Tiranë dhe qeverisë së SHBA, qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për tu ofruar strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash, të cilët janë të mirëpritur dhe do t’u krijohen të gjitha kushtet për një strehim të sigurt në Shqipëri, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e vendit".
CFARE JANE MUXHAHEDINET?MEK është një lëvizje islamike e themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979.
Ky grup u vendos në Irak në 1986 dhe ndërtuar kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi i është dhënë statusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe Adam Hyseni.
Uashingotni e ka cilësuar si një organizatë terroriste pasi në 1997 vranë 6 amerikanë në vitin 1970. Në gusht të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e organizatave të huaja terroriste, një grup muhaxhedinësh iranian të vendosur në Irak (Mojahedin-e-Khalq) ΜΕΚ.
Vendimi është marrë nga Sekretarja e Amerikane e Shtet, Hillary Clinton, i cili u argumentua në atë kohë me faktin se muhaxhedinët kishin hequr dorë nga dhuna dhe nga aktet terroriste dhe bashkëpunuan për mbylljen e kampit Ashraf, për shkak të të cilit ka pasur protesta të dhunshme me forcat e sigurisë të Irakut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.1%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.2%
Vota total: 703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05