Qeveria shtyn edhe 3 muaj
faljen e borxhit

TIRANË – Qeveria vendos shtyrjen edhe për 3 muaj të tjerë të afatit për faljen e borxheve të biznesev apo qytetarëve ndaj organeve përgjegjëse. Siç bën të ditur edhe zyra e shtypit të qeverisë, në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për një ndryshim në ligjin nr. 10 418, “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.

Sipas këtij vendimi, miratimi i këtij akti ka të bëjë me shtyrjen për një periudhë tremujore të amnistisë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese. Këtu përfshihet shtyrja e afatit për ushtrimin e së drejtës për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme të individëve apo e së drejtës së bizneseve për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore.

Vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së fluksit të kërkesave të qytetarëve, veçanërisht gjatë muajit dhjetor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO