Qeveria shtyn me 10 muaj afatin për ndalimin e importit të makinave të përdoruara

TIRANE-Qeveria ka vendosur sot që të ndryshojë vendimin për importin e makinave të përdoruara. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur rishikimi i vendimit dhe shtyrja e afatit deri në 31 Dhjetor të këtij viti. Ligji i miratuar në tetorin e vitit të kaluar vendoste kufizime lidhur me importet e makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet.

Por, sot ministrja Balluku deklaroi se janë ndryshuar afatet lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit duke e kaluar nga 28 shkurti 2018 në 31 dhjetor 2019. Ministrja theksoi se vendimi i sotëm lejon zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633 (që vendoste kufizime me vjetërsi mbi 10 vjet) duke i lejuar që të bëjnë zhdoganimet e mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë. 

E sqaruar, vendimi do të thotë se deri në fund të këtij viti do të lejohet importi dhe zhdoganimi i automjeteve që kanë më shumë se 10 vite që janë prodhuar.


Deklarata e plotë e ministres Balinda Balluku
Jam këtu përpara jush sot për t'ju komunikuar disa ndryshime

të bëra gjatë mbledhjes së  Qeverisë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 633, datë 26.10.2018“Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”.

Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët

përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një dëgjesë publike, me përfaqësues të grupeve të interesit.

Ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë shqyrtuar me kujdes të gjitha pretendimet e grupeve të interesit, duke vlerësuar dhe interesin primar për mbrojtjen e mjedisit nga shkarkimet e gazrave në ajër.

Po ashtu janë konsultuar praktikat më të mira europiane,

që janë aktualisht në fuqi, për të bërë të mundur gjetjen e një zgjidhjeje sa më optimale, e cila nga njëra anë do të siguronte kushtet e duhura për mbrojtjen e mjedisit dhe nga ana tjetër nuk do të cenonte aktivitetin ekonomik në këtë fushë.

Ndryshimet e miratuara sot në mbledhjen e Qeverisë në VKM 633 konsistojnë në:

1.   Shtyrjen e afatit të hyrjes në fuqi të kësaj vendimmarrje. Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019.

2.   Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633.

Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2019.

3.   Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së.

Automjetete përdorura që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson punën konsistente dhe serioze që ka bërë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur në trajtimin e të gjithë problematikave që kërkojë bashkërendim institucional.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kritik Absolu: 27/02/2019 18:39

    O ministrjane leshit ti qe e bete kete vend eksperiment. Shkul njeri e ngul tjetri. Kush ta mbushi xhepin qe e ndryshove ligjin? Kjo ndotja qe thithim perdite nga tymi e nga gazi ty mbledhte ne mushkri.

    Përgjigju
    • Lexus: 28/02/2019 07:00

      Nuo njerez ke te papergjegjshem..miratojne ose ndalojne dicka pa u menduar fare per pasojat..shtet leshi

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës