TIRANË – Kryetarit të Kuvendit Ili Meta i është garantuar sot mbështetja e Qeverisë spanjolle për qeverinë e re
 
Mesazhi atij i është përcjellë nga Ambasadori i Spanjës, Rafael Tormo Perez, të cilin e ka pritur në selinë e Kuvendit të Shqipërisë.
 
Ambasadori Perez e ka uruar Metën për detyrën e re dhe e ka garantuar për mbështetjen e plotë të Spanjës.
 
Kryetari i Kuvendit, Meta nga a e tij është shprehur se Shqipëria ushqen ndjenja të forta miqësie ndaj Spanjës; se e vlerëson mbështetjen e saj për procesin e integrimit në BE.
 
Gjithashtu, Meta shtoi se në këtë kuadër, në interes të integrimit, do të punojë për rritjen e bashkëpunimit ndërpartiak.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)