Qeveria: Të garantohet jeta e çdo
shtetasi shqiptar në Beograd

TIRANE - Lidhur me ngjarjen e ndodhur në Beograd, dhe dhunën e treguar ndaj futbollistëve të kombëtares sonë nga ana e tifozëve serbë, ka reaguar edhe qeveria shqiptare.

Kreu i Kuvendit si dhe ministrat e kabinetit qeveritar kanë dënuar dhunën ndaj ekipit kombëtar si dhe i kanë kërkuar autoriteteve serbe që të sigurojnë jetën e çdo shtetasi shqiptar si dhe të dalin para ligjt autorët.

Meta: Krenar për Kombëtaren, autorët para përgjegjësisë
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, nga Gjeneva ku ndodhet për sesionin e 131 të Unionit Ndërparlamentar, është shprehur se ndihet krenar për kombëtaren tonë nën një klimë që siç e cilëson ai antisportive, ndërsa kërkon nga autoritetet serbë që të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

“Krenarë per kombëtaren tonë. Një lojë e shkëlqyer në një klimë antisportive. Autorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë. Jemi pranë futbollistëve tanë dhe familjeve të tyre.” shprehet Meta

Tahiri: Kërkova nga autoritetet serbe të sigurohet jeta e çdo shqiptari
Edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar duke u shprehur se ka kontaktuar me autoritetet serbe duke u kërkuar që të marrin përgjegjësi për jetën dhe sigurinë e çdo shtetasi shqiptar në Beograd.
 
“Komunikova me homologun Serb. I kujtova se mban përgjegjësi maksimale për sigurinë, jetën dhe shëndetin e cdo shtetasi shqiptar në stadium e jashtë stadiumit. Siguria e shtetasve shqiptarë, është përgjegjësi e shtetit serb, duke i kërkuar njëkohësisht të garantojë urgjentisht, siguri maksimale për shtetasit shqiptarë, skuadrën, mbështetësit dhe çdo qytetar shqiptar ne Beograd.” Shprehet Ministri Tahiri.

tahiri fb

Bushati: Ndjekim nga afër situatën, të garantohet jeta e çdo shqiptari
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Bushati shprehet se janë njoftuar autoritetet serbe të garantojnë sigurinë e shtetasve serbë në Beograd.

“Qeveria shqiptare po ndjek nga afër situatën. Janë njoftuar autoritetet serbe që të merren masat për ktihimin e sigurt të ekipit kombëtar dhe qytetarëve.” shkruan Bushati
 
Ministria e Brendshme: Autoritetet serbe përgjegjës për sigurinë e shqiptarëve
Po të njëjtën gjë ka theksuar edhe ministria e brendshme përmes një komunikate për shtyp, ku thkesohet se qeveria serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares sonë.

 “Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium”. thuhet në deklaratën e MB

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë