TIRANE- Diskutimi nen për nen i propozimit të qeverisë për ashpërsime në Kodin Penal për bizneset që kryejnë evazion fiskal, ka sjellë ndryshime të disa masave me kërkesë të Komisionit të Ligjeve. Me kërkesë të relatores Vasilika Hysi, dhe me mbështetjen gjithë deputetëve, qeveria e përfaqësuar nga Ministrja për Marrëdhëniet me parlamentin, Ermonela Felaj, pranoi disa ndryshime të neneve.
Kështu, neni 173, i cili ishte propozuar nga qeveria në trajtën “Kontrabanda me mallra të licencuara, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”, u ndryshua me propozim të Komisionit të Ligjeve, në “Kontrabanda me mallra të licencuara, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”
/Shqiptarja.com