Qeveria vendim për zhvarrosjen
 dhe transferimin e kufomave

Qeveria vendim për zhvarrosjen<br /> dhe transferimin e kufomave
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim “Për Mënyrat e Kryerjes së Zhvarrosjes dhe Zhvarrosjes Murale të Rasteve të Veçanta”. Në këtë vendim janë përcaktuar kriteret si do të bëhet zhvarrosja apor transferimi i një kufome, përfshirë edhe ato murale.
 
Kërkesa për zhvarrosje kryhet nga:
Gjyqtari ose prokurori, shoqëruar me urdhrin e lëshuar për zhvarrim para skadimit të afatit të zhvarrosjes duke argumentuar arsyen e kërkesës.
 
Bashkëshorti/ja ose në mungesë, nga të afërmit të identifikuar në përputhje me Kodin Civil dhe të provuar me testament ose përfaqësim, shprehur në zyrën e gjendjes civile të njësisë bazë të qeverisjes vendore ku ka ndodhur vdekja apo të vendbanimit.
 
Kërkesa për zhvarrosje i drejtohet njësisë së qeverisjes vendore nën juridiksionin e të cilit është territori ku ndodhet varreza. Njësia e qeverisjes vendore shqyrton kërkesën dhe ia kalon për miratim kryetarit ose këshillit bashkiak. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore pas miratimit lëshon autorizimin e zhvarrosjes.
Njësia e qeverisjes vendore brenda 5 ditëve nga data e miratimit të kërkesës për zhvarrosje bënë njoftimin me shkrim kërkuesit të lejes së zhvarrosjes.
Shërbimi i varrezave njofton kërkuesin për të cilin është miratuar zhvarrimi për të qenë prezent në momentin e zhvarrimit.

Procesi i zhvarrimit kryhet në prani të përfaqësuesit të strukturave lokale të shëndetit publik, të përfaqësuesit të autoriteteve të administrimit të varrezave, personave të ngarkuar me shërbimin e varrezave, përfaqësuesve të bashkisë, organeve të policisë vendore, dhe nëse kryhet zhvarrim i veçanta pas dy vjetësh nga vdekja dhe ata të prokurorisë.

Administruesi i varrezës, përcakton një person, i cili mbikëqyr procesin e zhvarrimit dhe garanton që i gjithë procesi të zhvillohet gjatë kohës që varreza është e mbyllur për publikun, ose në rastet kur kjo nuk mund të ndodhë, siguron që varri ku do të bëhet zhvarrimi të rrethohet me tendë ose material tjetër jotransparent, në mënyrë që publiku të mos ketë kontakt vizual me procesin.

Administruesi i varrezës, në koordinim dhe me miratim të strukturave lokale të shëndetit publik, përcaktojnë datën dhe orën e zhvarrimit dhe njoftojnë me shkrim përfaqësuesit sipas përcaktimeve të pikës 7/II të këtij udhëzimi, të cilët duhet të jenë të pranishëm në momentin e zhvarrimit.
Hapja e varrit kryhet nga personat përgjegjës të autorizuar nga autoriteti i administrimit të varrezës, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
Zhvarrimet nga nëntoka, nuk kryhen pa kaluar minimalisht 2 orë nga rënia e shirave të rrëmbyeshëm.
 
Procedura e zhvarrimit për transferim
 Zhvarrimi për transferim kryhet pas dy vitesh nga vdekja dhe përpara planit të paracaktuar të rotacionit, me qëllim: transferimin në një varr tjetër në të njëjtën varrezë, transferimin në një varrezë tjetër dhe për kremim. Kërkesa për zhvarrim për qëllime transferimi bëhet me shkrim nga bashkëshorti/ja ose në mungesë, nga të afërmit të identifikuar në përputhje me Kodin Civil dhe të provuar me testament ose përfaqësim, shprehur në zyrën e gjendjes civile të njësisë bazë të qeverisjes vendore ku ka ndodhur vdekja apo të vendbanimit, apo familjarët e të ndjerit, drejtuar autoritetit që administron varrezën. Transferimi nuk mund të kryhet pa kaluar 2 vjet nga mbyllja e saj.
 
Procedura e zhvarrimit për ekspertizë mjekoligjore-kriminalistike
 
Për qëllim të ekspertizës mjekoligjorekriminalistike, prokuroria/gjykata urdhërojnë zhvarrimin e kufomave përpara afatit të përcaktuar për zhvarrimin e zakonshëm. Zhvarrimi për efekt të ekspertizës mjekoligjore-kriminalistike kryhet në çdo kohë pas varrimit. Procedurat e zhvarrimit dhe koha e rivarrimit drejtohet nga organi që ka lëshuar urdhrin përkatës.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)