Qeveria, vendim qesharak, vetëm
680 euro fond për ndërtim urash

Qeveria, vendim qesharak, vetëm<br />680 euro fond për ndërtim urash
TIRANE - Në vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ish-drejtoria e përgjithshme e rrugëve) për shpërndarjen e një fondi prej 64 milionë eurosh si shtesë për investimet në rrugët nacionale në gjithë vendin, për ndërtime e sistemime urash është caktuar vetëm një shifër qesharake prej 680 eurosh.

Në këtë vendim, që mban firmën e zv.ministrit të Punëve Publike e Transportit Ernest Noka dhe anëtarëve të tjerë të bordit, thuhet se për ndërtimin e Urës së Pjegzës gjate vitit në vazhdim caktohen 79.887 lekë të reja dhe 15.158 lekë do të jepen si shtesë fondi për ndërtimin e Urës së Matit në Burrel.

Nga ana tjetër, për punimet e projektuara për riveshjen e Urës së Skurajt, gjithnjë në Mat, nuk caktohet asnjë fond.Në total, pagesa shtesë për firmat që duhet të kryejnë punime në këto ura është vetëm 950 mijë lekë të vjetra.

Vendimi ve në dukje edhe faktin se tashmë mirëmbajtja e tunelit të Thirrës, në “rrugën e kombit”, i është besuar kompanisë “së përkëdhelur” të qeveritarëve Gener-2, me një fond shtesë prej 95 milionë lekësh të reja, në bazë të kontratës së re, të lidhur për vitin 2013.

Sa u përket segmenteve që përfitojnë fondet shtesë nga buxheti, në vend të parë është Rruga e Arbërit me 1.9 miliardë lekë të reja, e pasuar nga dublimi i segmentit nga Plepat e Durrësit deri në Rrogozhinë, që ndahet në 11 lote, me 1.1 miliardë dhe Unaza e madhe e Tiranës, segmentet e të cilave do të marrin 1.06 miliardë lekë.

Për sistemime e asfaltime në Gosë-Vilë Bashtovë, apo Qafë Thanë-Pogradec janë caktuar më shumë fonde se për ndërtime në Lushnje-Berat, rrugë tërësisht e amortizuar prej vitesh. Këto shifra janë më të mëdha edhe se fondet për të vijuar dublimin e “rrugës së kombit” nga Fushë Kruja deri në Milot apo By Pass-i i Shkodrës.

Vihet re se përqendrimi i fondeve ka lënë në hije rrugën e Përmetit deri në Çarshovë, që merr zero lekë apo atë Kardhiq-Delvinë, të nisur vite më parë, por të lënë në mes të rrugës, që ka marrë vetëm 400 mijë euro shtesë. Ndërkohë, në vendlindjen e kryeministrit Berisha janë caktuar 878 mijë euro, ndonëse segmenti Dragobi-Valbonë nuk mund të konsiderohet një rrugë e mirëfilltë nacionale.

NDARJA E FONDIT SHTESË PËR RRUGËT SIPAS SEGMENTEVE, VENDOSUR NGA AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

NDËRTIME RRUGËSH

Rruga e Arbërit 1.899.961.000
Dublimi Plepa-Rrogozhinë 1.117.181.219
Unaza e Madhe Tiranë 1.058.000.000
Lushnje-Berat 271.900.000
Dublim Fushë Krujë-Milot 206.948.577
Kanali i Çukës-Butrint 133.080.000
Dragobi-Valbonë 122.940.312
By Pass Shkodër 56.536.000
Kardhiq-Delvinë 12.463.492
Ura e Leklit-Përmet-Çarshovë 0

SISTEMIME-ASFALTIME

Qafë Thanë-Pogradec 312.156.000
Gosë-Vilë Bashtovë 291.374.777
Librazhd-Qafë Stude 140.284.775
Rrugët lidhëse bregdet 139.456.244

RIKONSTRUKSIONE

Kodër Kamëz-Tapizë 26.740.000
Qafë Koshovicë-Cakran 21.000.000

NDËRTIM URA

Ura e Pjegzës 79.887
Ura e Matit Burrel 15.158
Ura Skuraj riveshje 0


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë