Qeveria vendos paqen
mes Ramës dhe Harasanit

Qeveria vendos paqen<br />mes Ramës dhe Harasanit
TIRANË - Vendimet e qeverisë, si në të paktat raste ka nxjerrë në pah një qëndrim të njëjtë mes Ramës dhe kritikëve të tij brenda partisë. Deputeti socialist, Andis Harasani, ditë më parë refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në krye të grupit të punës që do të punojë për zbatimin e asaj pjese të programit të PS, që merret me problemet e energjisë elektrike.

Por, së fundmi, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke folur për mungesën e shpërblimit për pensionistët, ai ka propozuar se si mund të kurseheshin paratë e muguara.

“Po degjoja Ministrin Bode, i cili theksoi se nuk ka fonde buxheti i shtetit për shpërblim për pensionistët për vit të ri.
Ja t’i japim një ide të gjithë bashkë. Të heqë fondin prej 5 milionë dollarësh për të prishur piramidën dhe me këtë fond të paguajë nga 5,000 lekë 100,000 pensionistë”, shkruan Harasaninë facebook.

Nuk ka humbur kohë kryesocialisti Rama, i cili, po nëpërmjet një rrjeti social, këtë herë në Twitter, ka konfirmuar se mbështet zgjidhjen e propozuar nga Harasani.
“Jam dakord me Andisin: Me 5 milionë dollarë u japim 100 mijë pensionisteve 5 mijë lekë për Vitin e Ri dhe nuk shkatërrojmë piramidën!”, ka shkruar Raman ë Twitter.


RAMA DHE MENDIMI NDRYSHE
Deputeti Harasani u caktua nga kreu i PS-së, Edi Rama në Grupin e Punës për Energjinë, bashkë me 20 deputetë dhe përfaqësues të PS-së në grupet e tjera. Ndërkohë që për më shumë se 4 vite, Harasani ka qenë pjesë e Kryesisë së PS-së në Sekretariatin e saj dhe konkretisht Sekretar për Programin. 

Por, një ditë më pas ai dha dorëheqjen nga posti i dhënë nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në një njoftim të shkurtër në rrjetin social, “Facebook”, Harasani shkruajti se për shkak të planeve të tjera që ka, nuk mund të pranojë detyrën në PS.

“Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS. I uroj suksese të gjithë të votuarve”, deklaroi Harasani në adresën e tij personale në rrjetin social.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21