Qeveria ‘Rama 2’ do të zhvendoset në qytetin bregdetar të Durrësit në mbledhjen e radhës dyditore. Mbledhja do të nisë pasditen e sotme në orën 16:00, ndërsa më pas do të ketë një deklaratë nga Rama në lidhje me vendimet që janë marrë. Pasdite do të ketë një takim me qytetarët në kuadër të ‘Llogaridhënies’, ndërsa në mbrëmje do të festohet 27-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste.
PS feston këtë 12 qershor 27 – vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të përshëndesë të gjithë socialistët një vizatim, një “smile” me një trëndafil të kuq, ku në krye ka shkruar “27 vjet Partia Socialiste”, ndërsa e cilëson si “Photo of the day”. Duke u rikthyer sërish te mbledhja dyditore, nesër do të prezantohen projektet për Durrësin, ndërsa do të ketë edhe një takim me drejtuesit e institucioneve.
Urimi i Rames per 27-vjetorin e themelimit te PS
Axhenda e mbledhjes se qeverise ne Durres
A festoni o vllezer pse jo jemi populli me politikanet me te lumtur ne bote e me njerezit qe nuk kan buke te hajne..me asistencat sa nje kafe e mengjesit e juaja me rrogat sa nje dreke e juaja dhe me njw jete vuajtje e sakrifica..festoni pse jo
PërgjigjuSocialistet e ndershem qe per bejne shumicen e antaresise Jane te perjashtuar nga kjo ngjarjel le ta festoj Rama me kupolen e tij
Përgjigju