TIRANË- Në një tryezë për temë "Partneriteti për qeverisje të hapur" është zhvilluar sot, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe ministrja e Inovacionit dhe të Administratës Publike, Milena Harito.
Në fjalën e tij ambasadori amerikan e vuri theksin tej roli i shoqërisë civile për qeverisje të hapur. Ai tha se është e rëndësishme që shoqëria civile të jetë aktive për një qeverisje të mirë dhe ide për politika të reja.
Shqipëria është ndër vendet e para që iu bashkua nismës për partneritetet në qeverisje të hapur. Sipas ambasadorit amerikan, ky është një vendim vendimtar i ndërmarrë nga qeveria shqiptare.
“Vendimi që qeveria mori është një hap vendimtar pasi organizata jo qeveritare ndihmojnë për ide të reja dhe politika të reja”, tha Arvizu.
Mungesa e shoqërisë civile në vendimmarrje “do të krijonte një boshllëk”, vijoi Arvizu.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com