Qeverisja lokale ne 25 vite, kalimi
nga vota, programi te bastionet
Në 25 vjet qeverisja vendore është dominuar nga dy partitë e mëdha. Referuar 12 qendrave të prefekturave/qarqeve vetëm në një rast (Lezhë 2007-2011) kemi pasur fitues një kandidat të një partie të tretë, të mbështetur fuqishëm një herë nga PS dhe herën tjetër nga PD.
Në 25 vjet qeverisja vendore është dominuar nga dy partitë e mëdha. Referuar 12 qendrave të prefekturave/qarqeve vetëm në një rast (Lezhë 2007-2011) kemi pasur fitues një kandidat të një partie të tretë, të mbështetur fuqishëm një herë nga PS dhe herën tjetër nga PD.
Në total gjenden raste kur një kryebashkiak ka konsumuar katër mandate, por midis viteve 1992-2000 secila palë nuk lejonte rikandidimin në krye të bashkisë, praktikë që ndryshoi tërësisht vitet e fundit, sidomos më 2011 dhe pritet të vijojë edhe më 2015. Kalimi nga faza kur votohej kandidati dhe partia sipas programeve dhe diferencave tek zonat bastion të dominuara nga një individ dhe partia e tij, – si tregues i kalimit nga demokracia e votës tek oligarkia kontrolluese mbi votën dhe pushtetin.
Referuar drejtimit politik të njësive kryesore vendore, rekord mbetet Shkodra me 6 mandate të djathta drejtimi, ndjekur nga Fieri e Gjirokastra me nga katër mandate të majta drejtimi. Prej vitit 2000 nuk fiton asnjë kandidat i djathtë në Durrës, Berat apo Vlorë, siç nuk fiton asnjë majtë në Peshkopi. Tri nga 12 qytete kryesore, kryeqyteti Tirana dhe dy qytetet e tjera Elbasani dhe Korça kanë përfaqësim të balancuar, nga tre mandate drejtimi për të majtën/të djathtën. Në një bashki, siç është Kukësi, fituesi i zgjedhjeve ka ndryshuar parti politike gjatë ushtrimit të mandatit të dytë, kurse në raste si i Korçës, kryetari i bashkisë dha dorëheqje nga posti, duke kaluar qytetin në zgjedhje të parakohshme.
Me ndarjen e re territoriale kryetarët e bashkive marrin fuqi të mëdha dhe komandojnë territore shumëfish më të gjera, në njerëz, në asete dhe në sipërfaqe. A janë zgjedhjet zgjidhja e gjithë problemeve? Jo dhe jo. Ato janë zgjedhjet e radhës. Disa prej emrave të mësipërm kanë konkurruar, duke pasur mbështetjen politike të partisë dhe duke krijuar precedentin e mandatit të katërt, i tepërt në rrethana si Shqipëria, ku asnjë model i qeverisjes lokale nuk ka arritur ende të shihet dhe as të pranohet si model për Shqipërinë e nesërme.
Në këto rrethana, pas 21 qershorit tabela jone do plotësohet me një kolonë tjetër, fitues dhe parti, – praktike që vijon çdo katër vjet, diku blu dhe diku ngjyrë lejla. Pa ndryshuar asgjë tjetër, pa një domethënie të madhe për qytetarët.
/Marrë nga www.isp.com.al/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.1%
-
Shëndet
70.8%
-
Mirëqënia
19.1%
Vota total: 749
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati terrorist në News Orleans, Kryebashkiaku: Po e hetojmë! Sulmi ishte i qëllimshëm
1 Janar, 13:49
-
Elon Musk ndryshon emrin në platformën X, ja si e vendos
1 Janar, 13:32
-
1 janar 2025, hyn në fuqi rregulli për të huajt! Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar
1 Janar, 13:30
-
Tiranë/ 10 foshnje erdhën në jetë gjatë natës, duke u gdhirë 1 janari 2025! Koçiu u jep bonusin
1 Janar, 13:20
-
Video e masakrës në New Orleans/ Sulmuesi del nga makina e qëllon! Në rrugë trupa të pajetë
1 Janar, 13:16
-
Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret
1 Janar, 12:42
-
Atentat terrorist në SHBA/ Kamioni përplas turmën në New Orleans! 10 të vdekur e 30 të plagosur! Festonin Vitin e Ri! Trupa në tokë, pati dhe të shtëna (VIDEO)
1 Janar, 12:41
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
EKSKLUZIVE! Koliqi, Shantoja, Kurti, Deda, Krishtlindja gjendje shpirtërore! Ardian Ndreca, Esencë
1 Janar, 12:05
-
Si të arrini planet në Vitin e Ri
1 Janar, 11:49