Të hënën, më 23 mars, do të zhvillohet në Tiranë mbledhja e dytë e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Sipas mediave kosovare mbledhja do të jetë e hapur për mediat dhe do të organizohet në Pallatin e Kongreseve.
Ende nuk është përpiluar axhenda zyrtare, por sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Jashtme e Kosovës mësohet se delegacioni nga Kosova do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 10:30, ku pas pritjes dhe ceremonisë përkatëse, në orën 10:45 do të nisë mbledhja e dy qeverive në Pallatin e Kongreseve.
Pas diskutimeve, rreth orës 12:20 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Isa Mustafa, ndërsa në orën 12:50 është momenti i fotos së përbashkët të dy kabineteve qeveritare.
Ndërkohë sa i përket medias që do të ndjekë këtë aktivitet, gazetarët e akredituar duhet të jenë të pranishëm brenda në Pallatin e Kongreseve, në orën 10:15 të ditës së hënë.
Gjithashtu, sipas burimeve nga ministritë përkatëse mësohet se në këtë mbledhje do të jenë kryesisht 6 prej ministrive që do të kenë prezantime konkrete dhe do të bëjnë një lloj bilanci të marrëveshjeve të përbashkëta, lidhur me atë se çfarë është arritur deri më tani dhe çfarë ka mbetur pa u realizuar.
Konkretisht do të diskutohen marrëveshjet e firmosura mes ministrive të Shëndetësisë, Arsimit, Kulturës, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale.
Axhenda e mbledhjes së përbashkët:
Ora 10:30 mbërritja e delegacionit të Kosovës në Tiranë
Ora 10:45 nisja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pallatin e Kongreseve
Ora 12:20 konferenca e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave Rama-Mustafa
Ora 12:50 foto e përbashkët e dy kabineteve qeveritare
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Mbledhja e dytë e qeverive Kosovë Shqipëri mbahet në mars në Tiranë