Qiell i kthjellët në Tiranë, mund
të shihej dhe Nebula e Orionit

Qiell i kthjellët në Tiranë, mund<br />të shihej dhe Nebula e Orionit
Nebula  ose mjegullnaja e Orionit e quajtur dhe "The Great Nebula of Orion" mund të shihej edhe pse me pak vështirësi mesnatën e djeshme dhe në qiellin e Tiranës.

Qielli i kthjellët të ofronte pamjen e tre yjeve të mjegullt mes të cilëve ndodhet kjo mjegullnajë e mahnitshme e pozicionuar në Rrugën e Qumështit në brezin e Orionit (tre yjet e ndritshëm në qiell pranë njëri-tjetrit).
foto
foto
foto
(Foto Shqiptarja.com në qiellin e Tiranës: Mjegullnaja e Orionit)
foto
(Foto Shqiptarja.com në qiellin e Tiranës: Mjegullnaja e Orionit)

E përbërë nga yje, gazra dhe re nebula e emëruar edhe M42 u krijua miliona vjet më parë pas shpërthimit të një ylli, është e vetmja mjegullnajë që mund të shihet me sy të lirë në qiell nëse kushtet e motit janë të përshtatshme ndryshe nga mjegullnajat e tjera që mund të shihen vetëm me teleskop.

nebula
nebula
(Dy fotot e mësipërme të realizuara nga teleskopi i NASA-s të Nebulës së Orionit)

Në fotot e shkrepura pas mesnatës së 20 janarit (sot 21 janar) nga Shqiptarja.com në qiellin e kryeqytetit mund të shihet pak më qartë forma e gazrave dhe reve të mjegullnajës së ndritshme që ndodhet në një distancë rreth 1400 vite dritë larg nga toka. 

(Foto Shqiptarja.com në qiellin e Tiranës: Mjegullnaja e Orionit)
(Foto Shqiptarja.com në qiellin e Tiranës: Mjegullnaja e Orionit në rreth të kuq. Imazhi mësipër i përafërt me pamjen që mund të shihej me sy të lirë të nebulës, vetëm pak më e zbehtë se në foto)

foto
(Foto Shqiptarja.com, vendndodhja ose pozicioni i Nebulës së Orionit)
foto
foto
(Foto Shqiptarja.com: Nebula e Orionit, e fotografuar në Tiranë
) FOTO

Fotot realizuar me apratat Nikon DSLR 24MP - 300 mm (shutter speed 30s @ f/5.6 ISO 6400 + crop)

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë