Qindra emigrantë mbërrijnë çdo ditë me gomone, ministri britanik i Migracionit: Të kthehen mbrapsht në një port francez

Ministri i Migracionit në Britaninë e Madhe, Robert Jenrick deklaroi ditën e djeshme se plani duhej të ishte për kthimin e varkave apo gomoneve të cilat mbërrinin në tokën britanike nëpërmjet kanalit La Mansh.

426 emigrantë të tjerë kaluan kanalin të hënën, numri më i madh në dy javët e fundit. Ai e çon totalin që nga fillimi i vitit në 42,588, krahasuar me 28,526 në të gjithë vitin 2021, shkruan Daily Mail

Një numër tjetër i pakonfirmuar mbërriti dje pavarësisht dukshmërisë së dobët në korsinë e ngarkuar të transportit. Sipas ministrit, emigrantët duhej të kapeshin teksa përpiqeshin të kalonin me gomone dhe të ktheheshin menjëherë në një port francez. Këto deklarata u kritikuan nga ana e qeverisë franceze, e cila pretendon se kështu shkelet ligji ndërkombëtar detar.

Ish ministrja e Brendshme, Priti Patel deklaroi në Prill se një plan i tillë ishte lënë mënjanë por nuk përjashtohej mundësia e shqyrtimit.

Shqiptarët përbëjnë një numër të madh të emigrantëve të paligjshëm të cilët mbërrijnë në Britaninë e Madhe, përkatësisht një të tretën e tyre. Ndërsa Britania e Madhe ngulmon që shtetasve shqiptarë mos t’u shqyrtohet kërkesa për azil duke qenë se Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë