Qindra kg kokainë në kontenierët me banane, lihet në burg pronari i 'Alba Exotic Fruit'! Avokati: S'kishte dijeni për drogën, është luftë për goditjen e biznesit

TIRANË- Pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, kompanisë së cilës i janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme, është lënë në burg. Vendimi është dhënë në seancën e mbajtur ditën e sotme, teksa është lënë në fuqi kërkesa e prokurorit. Nga ana tjetër, avokati i tij, Baftjar Rusi tha se klienti i tij nuk kishte dijeni për kokainë dhe se kjo ishte një luftë për goditjen e biznesit të tij.

Dauti është arrestuar 3 net më parë në një restorant pas Casa Italia. I kërkuar prej muajsh nga policia për llogari të SPAK por lëviztë i lirë dhe u gjet në restorant. Të gjithë e dinin jashtë vendit, por Eduart Dauti i shpallur në kërkim për drogë prej disa muajsh, u kap në një lokal pranë një qendre tregtare në dalje në Tiranës. Nuk dihet saktësisht se si Dauti ka hyrë brenda territorit pasi që në momentin e parë të shpalljes person në kërkim, ai u arratis jashtë kufijve.

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë