Qindra kriminelë bien në pranga pasi përdorin aplikacionin e krijuar nga FBI (VIDEO)

Autoritetet në Australi dhe Zelandën e Re deklaruan të martën se i kanë dhënë një goditje të madhe krimit të organizuar. FBI deklaron se qindra kriminelë ranë në pranga pasi kishin përdorur një aplikacion mesazh të drejtuar nga organet e ligjit.

Policia deklaroi se bandat kriminale menduan se aplikacioni i koduar i quajtur ANOM ishte i sigurt nga përgjimi kur, në fakt, autoritetet për muaj kishin monitoruar miliona mesazhe në lidhje me kontrabandën e drogës, pastrimin e parave dhe madje edhe për vrasjet e planifikuara.

Aplikacioni ishte pjesë e operacionit global të quajtur Trojan Shield, i cili drejtohej nga FBI dhe përfshinte Administratën e Zbatimit të Drogës në SHBA, Europol dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në më shumë se një duzinë vendesh.

Autoritetet në Australi thanë që aplikacioni ishte instaluar në celularë dhe popullariteti i tij u rrit organikisht në qarqet kriminale pasi u garantua  si i sigurtë nga disa figura të profilit të lartë të botës së krimit, të përshkruar si "ndikues kriminale".

Autoritetet Australiane thanë se ata arrestuan 224 persona dhe sekuestruan më shumë se katër ton drogë dhe 35 milion dollarë (28,7 milion €) në një operacion që daton tre vjet më parë. Policia e Zelandës së Re tha se ata kishin arrestuar 35 persona dhe kishin kapur drogë dhe pasuri me vlerë miliona. Ndërkohë që ditën e sotme priten të dhëna të tjera nga FBI dhe Europol, pasi këto të dhëna janë bërë publike vetëm në Australi dhe Zelandë të Re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
Europol: Të paktën 800 të arrestuar, operacion i koduar më i madh kundër krimit të organizuar

Në një konferencë për media Europol në Holandë ka njoftuar së gjatë operacionit janë arrestuar më shumë se 800 të dyshuar në 700 bastisje, duke sekuestruar në total 8 tonë kokainë dhe më shumë se 48 milion dollarë në para dhe kriptovaluta.

"Ky koalicion ndërkombëtar ... kreu një nga operacionet më të mëdha dhe më të sofistikuara të zbatimit të ligjit deri më sot në luftën kundër aktiviteteve kriminale të koduara”  , tha Jean-Phillipe Lecouffe, zëvendës drejtori i Europol.

Zyrtarët nuk bënë publike sesa të arrestuar janë bërë në secilin vend evropian por zyrtarja suedeze Linda Staaf tha se 70 ishin arrestuar në Suedi dhe një zyrtar holandez tha se 49 në Hollandë.

Staaf, shefja e inteligjencës së Policisë Suedeze, tha se operacioni kishte parandaluar 10 vrasje.

Vendet e përfshira përfshinin Australinë, Austrinë, Suedinë, Danimarkën, Estoninë, Lituaninë, Norvegjinë, Zelandën e Re, Skocinë, Britaninë, Gjermaninë dhe SHBA.

Byroja Federale e Hetimit e SHBA do të japë detaje të mëtejshme të operacionit të Martën më vonë, por Calvin Shivers i Divizionit të Hetimit Penal të FBI në Hagë tha se 18 muaj përpara operacionit, agjencia kishte ndihmuar shpërndarjen e telefonave në 300 grupe kriminale në më shumë se 100 vende.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahaha: 08/06/2021 13:08

    dhe kriminel dhe budall. perzjerja me pak e qendrueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb