Mbi 100 persona janë arrestuar në Gjermani pasi zhvilluan protesta në një kohë kur janë të ndaluara si pjesë e masave kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.  

Sipas policisë gjermane gjatë dhunës në protesta u plagosën dy policë si dhe u sulmuan anëtarët e një televizionin që po raportonte. Protestat u zhvilluan nga  grupe të ekstremit të djathtë dhe njerëz që besojnë se koronavirusi është i padëmshëm ose pjesë e një komploti global.

Policia gjermane është shprehur e irrituar  me protestuesit, pasi disa prej tyre nuk mbanin maskat. “Duket se këta njerëz ende nuk e kanë kuptuar se nuk bëhet fjalë vetëm për shëndetin e tyre, por edhe për jetën e të tjerëve”, tha policia.

E njëjta situatë u paraqit edhe gjatë ditës së djeshme në sheshin Skëndërbej në Tiranë, ku disa protestues në kundërshtim me ligjin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për ndalimin e grumbullimeve nuk hezituat të dilnin duke dalë kundër masave kufizuese nga qeveria në kohë pandemie.

Vetë PD shoqërimin e  disa protestuesve nga policia shqiptare e cilësoi një sjellje kriminale, por po të bëjmë një ballafaqim mes fakteve edhe në Gjermani, qendra europiane e demokracisë dhe shteti ligjor, situata u paraqit e njëjtë dhe reagim po i njëjtë nga policia.

Protestat ndalohen në kohë pandemie dhe kjo jo për qeverinë, por për shëndetin e të gjithëve.