BRUKSEL- Ministrat e Financës të eurozonës kanë rënë dakord për dhënien e fondit të ndihmës prej 10 miliardë euro Qipros për të parandaluar kolapsin e sistemit bankar dhe për të lejuar që ishulli të mbetet në eurozonë.
Banka Laiki - banka më e madhe në vend do të mbyllet dhe depozituesit me më shumë se 100 mijë euro do të kenë humbje të madhe, ndërkohë që depozitat e tjera nën 100 mijë euro do të “kenë garanci të plotë”.
Banka Qëndrore Europiane kishte vendosur të hënën si afatin e fundit për arritjen e marrëveshjes.
Marrëveshja për shpëtimin e bankave në Qipro u arrit gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, duke u gdhirë dita e sotme, 25 mars, mes presidentit të Qipros Anastasiades dhe trojkës BE- BQE- FMN. Mësohet se ministrat e ekonomisë së Eurozonës miratuan përfundimisht planin e BE dhe të FMN për reformimin e sistemit bankar të Qipros, pas 12 orëve bisedime.
Sipas kësaj marrëveshjeje Banka Laiki do të mbyllet dhe depozitat deri në 100 mijë euro do të garantohen nga BE ndërsa ato mbi 100 mijë euro do të ngrihen dhe ndoshta do të kthehen në bono thesari.
Pas kundërshtimit të palës qipriote që të pranojë një prerje 50-60% në depozitat dhe reformimin e Bankës së Qipros, dy palët arritën në një prerje prej 30% të depozitave bankare mbi 100.000 euro (Banka e Qipros- Laiki) dhe garantimin e depozitave nën këtë vlerë. Përqindja e saktë e prerjes do të përcaktohet ditët e ardhshme. Gjithashtu borxhi i Bankës Laiki, me madhësi 9 miliardë euro në ELA (Emergency Liquidity Assistance- Mekanizmi i dhenies emergjente të parave) do të transferojë në bankën e Qipros borxhin, i cili do të vazhdojë të ngelet i “ngrirë”, gjithashtu shumat e depozitave të pasiguruara mbi 100.000 euro do të shnderrohen në bono thesari, gjë që pritet të sjellë reagime të fuqishme tek depozituesit.
ANASTASIADES KERCENOI ME DOREHEQJE
Kërkesat këmbëngulëse të Trojkës kishin çuar bisedimet në një rrugë pa krye, duke e detyruar presidentin qipriot, Anastasiadis, të kërcënojë me dorëheqje dhe me zhvillimin e zgjedhjeve të reja në ishullin mesdhetar, pasi mendonte se kërkesat e partnerëve europianë e drejtonin Qipron në një katastrofë të pashmangshme ekonomike.
Doni të më detyroni të jap dorëheqjen? citohet të ketë thënë Presidenti, sipas agjencisë së lajmeve Cyprus News Agency e cila i referohet burimeve nga presidenca.
“Unë ju jap një propozim dhe ju nuk e pranoni atë. Ju jap një propozim tjetër dhe sërish e njëjta gjë. Çfarë doni të bëj unë?- citohet të ketë thënë presidenti Anastasiades
JA PIKAT E MARREVESHJES
1) Banka Laiki do të reformohet menjëherë, me pjesëmarrje të plotë të aksionerëve dhe të poseduesve të bonove të thesarit dhe të depozitave të pasiguruara.
2) Banka Laiki do të ndahet në dy banka (e mira dhe e keqja), me synimin që banka e keqe do të mbyllet përfundimisht në të ardhmen.
3) Me kalimin e kohës, banka që do të ngelet do të integrohet dhe shkrihet me bankën e Qipros. Gjithashtu borxhi i Bankës Laiki, me madhësi 9 miliardë euro në ELA (Emergency Liquidity Assistance- Mekanizmi i dhenies emergjente të parave) do të transferojë në bankën e Qipros borxhin, i cili do të vazhdojë të ngelet i “ngrirë”, gjithashtu shumat e depozitave të pasiguruara mbi 100.000 euro do të shnderrohen në bono thesari, deri në reformimin e plotë të bankës.
4) Banka Qendrore Europiane do të japë para të thata (cash) bankës së Qipros në bazë të rregullave që do të përcaktohen.
5) Banka e Qipros do të rikapitalizojë nëpërmjet prerjes të depozitave të pasiguruara, që janë mbi 100.000 euro.
6) Rezultati do të jetë i tillë që do të lejojë grumbullimin e 9 miliardë eurove me ërfundimin e programit.
7) Të gjitha depozitat nën 100.000 euro janë krejtësisht të garantuara
8)10 miliardë eurot që i jepen borxh Qipros nuk do të përdoren për të reformuar dy bankat në fjalë.
DEKLARATA E EUROGRUP
“Eurogrup arriti në një marrëveshje me zyrtarët qipriotë në pikat kryesore për një program përshtatjeje të kushteve afatgjata. Kjo marrëveshje u miratua nga vendet anëtare të Eurozonës dhe Trojka. Eurogrup mbështet plotësisht popullin qipriot në këto kushte e ditë të vështira që kalon. Programi do të mbulojë kushtet e veçanta e specifike që përballon Qiproja dhe do të rivendosë mbijetesën dhe shendetshmërinë e sistemit bankar, me perspektivën e rivendosjes së zhvillimit vitet e ardhshme.
Nga masat e marra do të krijohet baza rivendosjen e shëndetshmërisë në sistemin bankar. Kështu garantohen të gjitha depozitat nën 100.000 euro.
Programi do të korrigjojë të gjitha pabarazitë në sistemin bankar. Do të bëhet një ngushtim i sistemit bankar, i cili do të arrijë nivelet e BE deri në vitin 2018. Gjithashtu qeveria e Qipros premtoi se do të ndërmarrë të tilla reforma financiare e institucionale në mënyrë që të rregullohet sistemi fiskal.
Eurogrup përshëndet kushtet për një hetim të pavarur përsa i përket zbatimit ligjor në lidhje me pastrimin e parave të pista në banka. Në rast se do të konstatohen shkelje e probleme në zbatimin e këtij kuadri do të ketë ndryshime e kushte të reja.
Eurogrup përshëndet premtimin e qeverisë qipriote për marrjen e masave të mëtejshme. Këto masa përfshijnë shtimin e taksave në shkëmbimet monetare”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com