QIPRO - Jep dorëheqjen Guvernatori i Bankës së Qipros, Andreas Artemis, për shkak të masave të ashpra që BE-ja I vuri Qipros në kuadrin e planit të shpëtimit.

BE-ja vendosi masa shtrënguese për Qipron pas akordimit të 10 miliardë eurove të shpëtimit, duke garantuar depozitat nën 100 mijë euro. Ndër masat parashikohej edhe mbyllja e bankës më të madhe në vend.


Ndërkohë që ministri qipriot i Financave, Michael Sarris tha se se bankat e ishullit pritet të rihapen të enjten. "Besoj se bankat do të rihapen ditën e enjte ashtu siç ishte parashikuar", deklaroi ministri për radion britanike BBC.

Vendimi për të rihapur shumicën e bankave vjen pas marrëveshjes së arritur mes Qipros dhe Trojkës (BE-BQE-FMN) për të shmangur falimentimin dhe daljen e vendit nga eurozona.  Një marrëveshje për shpëtimin e Qipros nga falimentimi u arrit dy ditë më parë mes Qipros dhe Trojkës


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)