Qipro nën 'pushtetin' e flakëve, i kërkon ndihmë BE, evakuohen disa fshatra

Qipro nën 'pushtetin' e flakëve, i kërkon ndihmë BE, evakuohen disa fshatra

Pamjet e zjarrit në Qipro

Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.

Zjarri, i ndihmuar edhe  nga erërat e forta, po përhapet në rrethin jugor të Limasolit dhe ka detyruar evakuimin e disa fshatrave.

Dhjetëra prona janë dëmtuar por nuk raportohet për viktima.

Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

Autoritetet qipriote kërkuan ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Izraeli pasi zjarri, i cili u raportua rreth mesditës të së shtunës, u intensifikua ndërsa digjej në një zonë në veri të qyteteve të Limassol dhe Larnaca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës