QIPRO - Presidenti qipriot Nicos Anastasiades ndodhet në Bruksel së bashku me liderët e partive politike për të diskutuar në një takim urgjent me ministrat e financave të BE-së mbi planin shpëtues nga falimentimi financiar i ishullit mesdhetar.
Në qoftëse nuk arrihet një marrëveshje deri të hënën, Banka Qendrore Evropiane ka kërcënuar se nuk do të financojë bankat qipriote, që një gjë e tillë do të thotë një kolaps financiar dhe daljen nga eurozona e Qipros.
Situata në vend u vështirësua pasi ligjvënësit ende nuk kanë vendosur për të mbështetur taksën mbi depozitat e mëdha, një kusht nga kreditorët ndërkombëtarë për marrjen e paketës ndihmë prej 10 miliardë eurosh për të shpëtuar vendin nga falimenti financiar.
Ndërkohë parlamenti i Qipros miratoi të premten fondin kombëtar të solidaritetit për të lehtësuar krizën e bankave, çka do të thotë t’i hapë rrugën edhe ndihmës ndërkombëtare të BE-së dhe FMN-së.
Ky fond do të lejojë grumbullimin e aseteve shtetërore për raste të emergjencës.
Aktualisht, bankat në Qipro do qëndrojnë të mbyllura për të shmangur tërheqjen masive të depozitave dhe do të vazhdojnë të mos punojnë deri të martën e ardhshme.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com