Qiproja merr presidencën e
BE-së mes kaosit ekonomik

Qiproja merr presidencën e<br />BE-së mes kaosit ekonomik
NIKOSIE- Qiproja merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Një detyrë e vështirë në përpjekjet për të penguar zonën euro të zhytet në një kaos financiar, ndërkohë që vetë ishulli kërkon një plan ndihme nga Brukseli dhe FMN-ja për bankat e saj.

Zyrtarët e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore priten këtë javë të vizitojnë ishullin e Mesdheut për të vlerësuar situatën e sistemit bankar dhe financave publike qipriote.

Bëhet fjalë për përcaktimin e nevojave financiare të Qipros, anëtare e zonës euro që prej muajit janar 2008, dhe reformat që duhet të zbatojë si këmbim.

Situata është komplekse sepse Qipro duhet të zhvillojë diskutime për buxhetin e BE-së për shtatë muajt e ardhshëm duke debatuar për kthesën e saj ekonomike, nënvizoi analistja financiare, Fiona Mullen. Sipas saj, kushtet për ndihmë evropiane do të jenë shumë të ashpra.

Qipro duhet të kursejë tashmë 200 milionë euro, nëpërmjet rritjes së taksave dhe kursimeve, për ët siguruar që deficiti i saj buxhetor të kalojë nga 6,3 për qind të PBB-së në të paktën tre për qind këtë vit.

Paralelisht, presidenti qipriot, Demetris Christofias, ka kërkuar marrjen e një kredie nga Rusia apo Kina, për lehtësimin e kufizimeve të vendosura nga Bashkimi Evropian.
sg/atsh/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi